Historia e mrekullueshme e 31-vjeçares, që mundi kancerin me ananas (FOTO)

Mar 30, 2015 | 15:40
SHPËRNDAJE

Ajo padyshim që mund të quhet një nga rastet më të çuditshme, por njëkohësisht, edhe fatlume, që të mbush me shpresë, dëshirë për jetën dhe për të përballuar çdo sfidë dhe betejë me sëmundjen. Vajza, të cilës mjekët i kishin thënë se kishte edhe pesë vjet jetë, pasi sipas tyre kanceri i tiroideve ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit, ajo e ka mundur sëmundjen duke ngrënë ananas dhe duke braktisur bashëshortin.

Candice-Marie Fox

Candice-Marie Fox tregon se ajo u habit jashtë mase kur i thanë se kishte vetëm pesë vjet për të jetuar. 31-vjeçares i thanë të bënte kimioterapi, por nuk pranoi dhe nisi të riorganizonte jetën duke ngrënë deri në tre ananas në ditë, por jo vetëm. Ajo konsumonte dhjetëra qitro, limon, mollë, kivi dhe banane. Duke bërë këtë, ajo largoi mishin, pijet alkoolike dhe bashkëshortin e saj.

Siç transmeton “The Mirror”, brenda gjashtë muajve, kanceri në gradën e katërt ishte zhdukur dhe mjekët janë mahnitur dhe njëkohësisht habitur teksa kanë konfirmuar se tani gruaja është plotësisht e paprekur nga tumori.

Vajza kishte pasur më herët dy histori të të afërmve të saj të cilët kishin vdekur pas kishin bërë kemioterapi. Candice, drejton një agjenci modelimi.

“Stresi, kimikatet dhe produktet e kafshëve të gjitha këto ushqime shkaktojnë kancer, ndaj unë i largova. Burri im nuk ishte mbështetës dhe nuk punonte, ndaj u ndamë”,- ka treguar ajo.

Candice-Marie Fox

Mjeku i saj, onkologu Mark Simon,ka rrëfyar:

“Ushqimi luan një rol të madh së bashku me ushtrimin e rregullt, sjelljet pozitive dhe madje edhe gjendja shpirtërore. Frutat si ananas përmbajnë një përzierje të enzimave proteolitike si bromelain, i njohur që kanë aktivitet kundër kancerit. Shkenca nuk jep të gjitha përgjigjet”,- tha mjeku.

Candice-Marie Fox

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura