Historia e Joridës i “thyen zemrën”, mësuesi nga Ferizaj vjen dhe e viziton, ja arsyeja përse mori rrugën për në Ballsh

Nov 8, 2019 | 21:54
SHPËRNDAJE

Një mësues “misterioz” nga Ferizaj i Kosovës Muhi Bega ka udhëtuar drejt shkollës së Jorinës së bashku me Sidrit Bejlerin.

vajza-me-skolioze-770x429

Zoti Nuhi ka udhëtuar si mësues, si prind, dhe se thotë ka një arsye të madhe brenda këtij udhëtimi.

Nuhi Bega: Kur e kam parë Joridën duke qarë në klasë unë kam kuptuar dhimbjen e saj dhe e imagjinova si ajo qëndron me dhimbje në bankë. Jam prekur shumë unë dhe familja ime, të nesërmen më ka telefonuar djali nga Gjermania, më foli për historinë e saj. Djali im në Gjermani ka bërë dy operacione në shtyllën kurrizore të vështira vetë, tani është mirë. Dua ta takoj vetë Joridën në klasë.

Mësuesi futet në klasë ku u flet nxënësve: e kisha ëndërr të vija të vizitoja këtë klasë të bukur, ju keni një mësuese të mrekullueshme. U uroj shëndet paqe dhe lumturi, uroj të jeni mirë në mësime edhe me Joridën.

Sidriti: Ne si staf “Shqiptarët për shqiptarët” janë prekur shumë, gjithë këtë javë kanë qenë me zemër këtu tek Jorida. Historia e saj në bashkon të gjithëve, ajo ka një sprovë mbi supet e saj të njoma. Ne kemi ardhur për ty Jorida, këtu kam një letër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura