Historia e frikshme e lëkundjeve, mund të zgjasin edhe 40 vjet. Ja çfarë ka ndodhur përgjatë viteve

Dec 2, 2019 | 10:23
SHPËRNDAJE

cnn-sismo-cal-

Në Shqipëri, të gjithë duan të sigurohen se sa mund të zgjasin lëkundjet e tokës pas tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit. Por nuk ka asnjë shkencë ekzakte që mund ta llogarisë saktë këtë. Fatkeqësisht, paslëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin disa ditë, disa muaj apo mbase disa vite, sipas ekspertëve. Korrikun e këtij viti, një tërmet i së njëjtës magnitudë me atë në Shqipëri, 6.4, goditi jugun e Kalifornisë.

Epiqendra ishte pranë Ridxhkrest, rreth 160 km larg Los Anxhelosit. Por nuk ishte ky kulmi. Goditja më e fortë mbërriti një ditë më vonë dhe ishte e magnitudës 7.1 ballë. Tërmeti u pasua nga mijëra paslëkundje, që shkuan deri në 5.4 ballë. Nga tërmeti i parë pati dëme relativisht të vogla, ndërsa i dyti shkaktoi zjarre në disa ndërtesa të Ridxhkrest, duke lënë mijëra banorë pa energji elektrike. Dridhjet e tokës u ndjenë pothuajse në të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sakramento e deri në Baja Kalifornia, në Meksikë. Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë e 30 milionë të dytin.

sismo-magnitud-sintio-california-unidos_0_35_1024_613

Tërmetet shkaktuan një të vdekur e 25 të plagosur. Por paniku ishte i madh për shkak të paslëkundjeve të vazhdueshme. Sizmologu Egill Hauksson ka parashikuar se kjo situatë mund të zgjaste edhe me muaj të tërë, në mos vite, bazuar në atë çfarë ka ndodhur me tërmetin e magnitudës 7.7 në vitin 1952. Pasi ky tërmet goditi në Techahapi të Kalifornisë, paslëkundjet e tij zgjatën plot 40 vjet. Ndërsa paslëkundjet e tërmetit 7.3 që goditi Landersin, po në Kaliforni në vitin 1992, vazhdojnë ende. Sipas ekspertëve, sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese. Megjithatë, në rastin e lëkundje se fundit të dhunshme të tokës në Kaliforni, ata nuk parashikuan që të kishte një tjetër tërmet më të fortë, pavarësisht frikës që ngjallën paslëkundjet, me argumentin se intervalet mes dy tërmeteve të mëdha zgjasin në kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura