Historia e familjes që pas 18 vitesh hasmëri, falin gjakun e vrasësit të djalit (VIDEO)

Aug 1, 2015 | 18:04
SHPËRNDAJE

Pas plotë 18 viteve të vrasjes së djalit të tyre, sot familja Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë, i ka falur gjakun familjes Uka nga Bajgora. Në aktin burrëror të faljes, përveç përfaqësuesve të dy familjeve kanë marrë pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal e të Bashkësisë Islame, raporton “Telegrafi”.

ceremonia
Avni Klinaku, në emër të familjes Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë, tha se akti i faljes, përveç se akt burrëror, i kapërcen kufijtë familjar dhe të fshatrave.

“Kjo është pjesë e luftës historike që ka bërë populli shqiptar për shërimin enjë plage të rëndë të gjakmarrjes”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Perçuku, në emër të institucionit të Komunës e ka përshëndetur këtë veprim, si “ngjarje shumë të rëndësishme”.

Ceremoninë e faljes e kanë drejtuar imami i Xhamisë së Qarshisë, Bedri Haliti, si dhe veprimtari Ali Januzi.

Në anën tjetër, Bali Uka, në emër të familjes Uka, ka falënderuar familjen Klinaku duke thënë se do t’i nderojë për jetë e mot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura