Historia e emigrantit shqiptar në Britani, i duheshin para për operacionin e vëllait, burgoset se u mor me drogë

Jul 21, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Kishte shkuar ilegalisht në Angli, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, për të siguruar më shumë të ardhura. Dhe për ta bërë këtë, iu fut rrugës së drogës. Sajmir Llani, tashmë është dënuar me dy vite burg për kultivimin e kanabisit me një vlerë 40.000 £ në Telford.

Sipas mediave angleze, Llani kishte jetuar aty për vetëm një muaj, kur policia bastisi lokalet në muajin qershor dhe ai u arrestua.

emigrantishqiptart

Në gjykatën e Shrewsbury Croën, Llani u dënua me dy vjet pasi pranoi rolin e tij në kultivimin e vetëm 200 rrënjë kanabisi.

Sipas asaj që është dëgjuar në Gjykatë, 27-vjeçari Llani ka mbërritur në Britani të Madhe vetëm disa muaj më parë pasi ishte fshehur në pjesën e prapme të një kamioni.

Shqiptari, mësohet se kishte vajtur në Britani për të mbledhur para për të ndihmuar vëllanë e sëmurë. Avokati i shqiptarit tha se klienti i tij kishte pritur për të siguruar 8.000 £ për të ndihmuar të paguajë për vëllain e tij që do të bëjë një operacion në zemër. Mbi të gjitha, avokati tha se klienti i tij nuk dinte pothuajse fare anglisht.

Gjykatësi Robin Onions tha se fatkeqësisht kjo ishte një nga historitë e shumta dhe të njohura të njerëzve që vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme dhe nga nevoja, shtyhen të punojnë në punë të zezë.

Gjyqtari tha se Llani tashmë e kishte marrë letrën e dëbimit dhe do të kthehet në Shqipëri, pasi të mbarojë dënimin.

I pandehuri ishte përpjekur për të shpëtuar me anë të një dere në anën e pasme, kur policia bastisi banesën më 5 qershor.

Victoria_Square,_Birmingham_at_dusk
Policët gjetën 193 bimë në rritje në fermën ku punonte Llani dhe ky i fundit e kishte pranuar se ishte atje si i punësuar. Por nuk ka pranuar se e dinte se kush e kishte në pronësi fermën.

Llani ka rrëfyer më tej në polici se ai kishte punuar edhe si larës i makinave për të siguruar para në Birmingham, kur një mik i kërkoi atij që të shkojë në Telford për t’u kujdesur për bimët narkotike se do të fitonte më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura