Historia e derbit, kur Milani dhe Interi luanin “nën” një flamur

Sep 21, 2019 | 9:00
SHPËRNDAJE

Janë luajtur shumë ndeshje mes Milanit dhe Interit, por ka pasur edhe sfida kur dy ekipet e Milanos janë bashkuar. Në fakt, bëhet fjalë për jo pak, por për plot 22 raste kur ekipet milaneze kanë qenë bashkë në të njëjtën fushë, të njëjtën mbrëmje, të njëjtën tifozëri e madje të njëjtën fanellë e stema.

milan inter

HISTORIA – Sfida e parë që pa së bashku Interin dhe Milanin u luajt në vitin 1925 kur milanezet mundën 4-1 një formacion gjerman. Skuadra, e quajtur Milaninter, në fund të viteve ‘40 regjistron edhe një humbje ndaj Austrisë së Vjenës. Për atë ndeshje fanella ishte e bardhë teksa në gjoks kishte tri vija horizontale me ngjyrat e klubeve.

Në këtë kronologji është e pamundur të mos përmendet ndeshja e 1965-ës, kur në stol për Milaninterin ishte një dyshe epokale trajnerësh si Herrera-Lidolm. Rivali i rastit ishte Çelsi, ndërsa në tribunë ishte i pranishëm Filipi i Edinburgut, princ dhe bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabetë të Anglisë. Ndeshja e fundit daton më 21 shkurt 1982, kur Polonia mundte 2- 0 formacionin e milanezeve, që në fushë zbriti me një fanellë të kaltër.

STADIUMET – Derbet e Milanos janë luajtur kryesisht në “San Siro”, por të paktë janë ata që e dinë se 23 prej “ndërqytetësave” janë zhvilluar në fushën “Aren Civica” të Milanos. Edhe në “Campo Milan” po në Milano janë zhvilluar gjashtë derbe teksa pesë të tjerë në fushën e rrugës “Goldoni”, përsëri në qytetin e Milanos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura