Historia e çuditshme: Isha 32 vjeç kur takova dashurinë e jetës sime. Ajo ishte 92

Mar 28, 2015 | 9:08
SHPËRNDAJE

Mund te duket e pabesueshme, por ka ndodhur, eshte e vertete! Historia vjen e rrefyer nga personazhi kryesor ne te gjithe kete histori. Gregor Collins ishte vetem 32-vjeç kur takoi dashurine e jetes se tij. Dhe nuk eshte e pakte…dashuria e jetes se tij rezultoi te ishte nje 92-vjeçare.

“Ajo ishte dashuri me fjalinë e parë, diçka që unë kurrë nuk mendoja se ekzistonte”,- shprehet djali. Duke treguar historine e çuditshme per shumekend, Gregor thote se pavarësisht diferencës së moshës, “unë e harroja çdo ditë që ajo ishte e moshuar, siç të tjerët thoshin. Ne të dy ndiheshim sikur ishim në moshën 20-vjeçare dhe e pranonim kete me njëri-tjetrin rregullisht, pa na shqetesuar ndonjëherë. Ajo ishte thjesht magjike…e përkryer”.

Çifti, duke festuar ditëlindjen e 94-ërt të Marias

Por si jane njohur ky çift me njeri-tjetrin?

“Më kujtohet hera e parë kur ne u takuam. Dëgjova rrotat e karroces duke ecur mbi qilimin e vjetër të shtëpise se saj një-katëshe qe prej vitit 1970 dhe pak momente më vonë, ne nje qoshe pasje një grua 92-vjeçare, e zgjuar në dukje, e cila u ngrit në këmbë drejt meje, dhe duke skanuar dhomën si një lepur kurioz, tha: “Ti duhet të jesh Gregor”. Ajo e tha këtë me një theksin vjenez aq emocionues, sa unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Mund te thuhet se ishte dashuri me fjalinë e parë, diçka që unë kurrë nuk mendoja se ekzistonte”,- thekson djali.

Çfarë e shtyu Gregorin në shtepine e kesaj gruaje?

“Unë isha 32-vjeç në atë kohë, një aktor. Një mik më bindi të bëja një intervistë për një punë si kujdestar i specializuar për anën shendetesore për një grua të moshuar me emrin Maria Altmann. Në fillim nuk me pelqeu ideja, por unë shkova gjithsesi dhe isha nervoz…Nuk e di. Ndoshta thellë thellë unë e ndieva se diçka e madhe do të ndodhte”.

Lidhja e tyre ishte e menjëhershme. “Dhe na dukej sikur ishim takuar edhe me pare ne nje tjeter jete”.

Maria me të vërtetë ishte gjithçka për mua. Unë i thashë njëherë: “Maria, ju jeni si një nënë, një gjyshe, dhe një mike për mua. Dhe ajo u përgjigj: “Po si një mësuese?” Dhe ne qeshnim bashkë gjithë ditën për këto lloj gjërash. Nuk ka dyshim që ne e shikonin njëri-tjetrin romantik, por jo në kuptimin fizik. Ne ishim shpirtrat binjak. Dy te dashuruar mbinatyrore, nëse mund ta quajme keshtu”. Gjatë tre viteve të ardhshme Maria me njohu me një botë krejt të re të artit, muzikës dhe kulturës, me historitë e pabesueshme te fëmijërisë së saj në familje te shquar në Vjenë… Shumë anekdota qe ajo me ka thene ishin të mbushura me detaje qe as në librat e historisë ju s’do ti gjeni kurrë”, vijon Gregor, transmeton “The Guardian”.

Perse duheshin te dy? “Në sytë e mi unë nuk kam bërë asgjë për të merituar dashurinë e saj. Por ajo pa tek mua gjërat që unë kurrë nuk i pashe tek vetja ime. Ajo gjithnje me thoshte: Ti je kaq elegant”… Askush s’me kishte thene me pare keshtu…”

Maria vdiq më 7 shkurt, 2011. Dhe sigurisht, Gregor, ishte aty kur ajo dha frymen e fundit.

“Nuk e doja nje Maria para se ta takoja, por mu be e domosdoshme prania e saj qe kur e njoha. Ne ishim per njeri-tjetrin, pikërisht ajo që ne të dy kishim nevoje”.

Gregor ka edhe nje apel ne fund te historise se tij: Që kur takova Marian, unë kam bërë disa nga punët më të mira krijuese të jetës sime. Ajo me udhëzonte në çdo gjë që bëja…. Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon”,- theksoi Gregor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura