Historia e 68-vjeçares që mbijetoi në shkretëtirë për 2 javë duke pirë shi në vend të ujit (FOTO)

May 26, 2015 | 20:58
SHPËRNDAJE

Një gjashtëdhjetë e tetë vjeçare, ka arritur të mbijetojë për dy javë pasi kishte mbetur e bllokuar në shkretëtirën e Kalifornisë me vetëm portokalle, një byrek, dhe shi të mbledhur në disa gota.

Burri dhe gruaja te humbur ne shkretetire

Dianna Bedwell u tha autoriteteve se ajo dhe burri i saj 79-vjeçar Cecil Knutson, humbën në shkretëtirë pasi u përpoqën t’i binin rrugës shkurt përmes terrenit shterpë.

Fatkeqësisht Knutson vdiq para se makina e tyre të vihej re nga një person tjetër.

Zonja Bedwell u dërgua në spital për t’u trajtuar për dehidratim të theksuar. Ajo ka rrëfyer se ajo dhe burri i saj kishin vetëm një byrek dhe disa portokalle për të ngrënë, dhe burimi i tyre i vetëm i ujit ishte shiu që ata arritën të mbledhin në gota.

Helikopterët ishin dërguar për të kërkuar çiftin, por kishte qenë e kotë. Teksa ata kishin shuar edhe shpresat për gjetjen e dy të moshuarve.

Bashkeshortet e moshuar

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura