Historia e 47-vjeçarit: Gjeta të dashur pasi gruaja më tha se nuk donte s*ks, tani jam në dilemë…

Sep 24, 2018 | 15:32
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun” për ta këshilluar në lidhje me historinë e tij me bashkëshorten dhe të dashurën.

couple

Letra e 47-vjeçarit drejtuar psikologes:

Unë jam 47 vjeç dhe ajo 53. Ajo ka dy vajza nga martesa e parë, ndërsa bashkë kemi një djalë që është në universitet.

Bashkëshortja është shoqja ime më e mirë dhe i besoj asaj plotësisht. Ndajmë të njëjtat vlera dhe interes e mund të flasim me njëri-tjetrin për çdo gjë.

Kujdesem shumë për të dhe asnjëherë nuk do të shikoja për një tjetër femër, nëse seksi me të nuk do të kishte shkuar drejt fundit. Ne duhemi shumë, por gruaja është shprehur se i ka ikur dëshira për seks.

Isha shumë i mërzitur kur ajo më tha që të gjeja dikë tjetër që të kryeja marrëdhënie, por pas ca kohësh u regjistrova në një ueb ku mund të njohësh femra.

Nuk po prisja që do të njihja ndonjë femër, por pas disa javësh takova një vajzë 10 vite më të re se unë. Ajo ishte e divorcuar dhe jetonte 1 orë e 30 minuta larg shtëpisë sime.

Seksi me të është i mrekullueshëm dhe më bën të ndihem gjallë. Ajo thotë se nuk i ka besuar askujt sikur më beson mua, dhe çfarë asaj nuk i pëlqen është se nuk jemi në një lidhje.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/historia-e-47-vjecarit-gjeta-te-dashur-pasi-gruaja-me-tha-se-nuk-donte-sks-tani-jam-ne-dileme/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura