Historia e 26-vjeçares që braktisi fëmijët, për të shijuar jetesën nën sundimin e ISIS

May 25, 2015 | 20:18
SHPËRNDAJE

Braktis dy fëmijët e saj për të udhëtuar në Siri dhe të jetojë nën sundimin e Shtetit Islamik ISIS. Ky është rasti i 26-vjeçares Jasmina Milovanov e cila shkoi në ‘Sham’, zhargoni në arabisht për Sirinë, në fillim të këtij muaji, dhe i la fëmijët me një kujdestare fëmijësh.

Xhihadistet ne Siri, foto ilustruese

Per te pasur mundesi te ikte, ajo thuhet se i ka gënjyer njerëzit, duke thënë se do dilte te merrte një makinë të re dhe kurrë nuk u kthye më.

Një ish-mik i Milovanov, beson se rekrutuesja xhihadiste famëkeqe Zehra Duman mund ta ketë bindur atë që të kalonte në rajonin e shkatërruar nga lufta.

Milovanov, e cila është e njohur edhe si Assma Abdullah, ka postuar komente pozitive për një nga postimet e Duman kur ajo mburrej me jetën e saj në Siri. Mesa dukej ajo e lakmonte jeten qe bejne xhihadistet femra nen sundimin e ISIS-it.

Ikja u konfirmua kur ajo i çoi mesazh burrit të saj duke i thënë se ishte në Siri, në fillim të këtij muaji, raporton “Daily Mail”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura