HISTORIA/ Djali filmon të atin që tentoi të përdhunonte nënën

Feb 6, 2016 | 12:58
SHPËRNDAJE

Të martuar prej disa vitesh dhe prindër të dy djemve, por për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dhunës që ai ushtronte, gruaja ka vendosur që të kërkojë divorcin nga bashkëshorti E.Ll, dhe ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje prej tij.

Por 46-vjeçari i lindur në Kukës, gjatë procedurave të ndarjes, jetonte në një banesë në Tiranë me gruan dhe fëmijët, edhe pse nga gjykata kishte vendosur që të mos u afrohej familjarëve të tij deri në një distancë prej 5 metrash, për shkak të urdhrit të mbrojtjes.

Gjatë një mbrëmje, kur burri është kthyer në banesë i pirë, ai ka tentuar të përdhunojë të shoqen, e kjo e ka kallëzuar duke e çuar pas hekurave.

largea_perdhunim1362302936

TENTATIVA PËR PËRDHUNIM

Konfliktet i kanë çuar familjen Llukovi në dyert e gjykatave që në datën 7 Korrik të vitit të kaluar, kur burri ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqen kundër dëshirës së kësaj të fundit.

Ka qenë ora 23.00 e mbrëmjes kur ai ka hyrë në banesë dhe ka nisur ta ngacmojë, madje kur aty ka qenë edhe njëri prej djemve të tyre.

Nga deklarimet që ka dhënë vetë gruaja, burri kishte pirë, por nuk ishte i dehur.

“Erdhi aty ku po laja rrobat dhe nisi të më ngacmonte në pjesë të ndryshme të trupit deri sa në një moment arriti të më shtrinte edhe në krevat. Por unë e kundërshtova. Nga zhurma u afrua edhe djali, i cili ka ndërhyrë për të më mbrojtur. Më pas, ai u afrua sërish dhe ka vazhduar të më ngacmojë, me qëllim që të kryenim marrëdhënie, por duke qenë se nuk doja, arrita të marr një valixhe, e cila ndodhej në dhomë dhe me të e qëllova, por pa e parë se ku e kisha goditur”,- ka deklaruar gruaja.

Por më pas ajo ka parë që të shoqit po i dilte gjak nga koka dhe ky i fundit ka njoftuar punonjësit e policisë për ngjarjen.

Gruaja ka thirrur të birin dhe më pas të dy palët janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë, ku kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit.

HISTORIA

I pandehuri në mënyrë të përsëritur ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe për këtë arsye djali i tij, i ishte drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Gjykata kishte vendosur në favor të kësaj kërkese që më datën 16.12.2014, për paditësin, nënën e tij, vëllain tjetër, duke e detyruar të pandehurin që të mos kryejë veprime të dhunës në familje, të mos i kërcënojë, ngacmojë dhe të mos u afrohet familjarëve të tij në një distancë prej 5 (pesë) metrash.

Ky vendim ka pasur afat një vit, por këta shtetas së bashku me te pandehurin banojnë të gjithë në të njëjtin apartament, deri në momentin që do të vendosë gjykata pas zgjidhjes së martesës, padi të cilën e ka paraqitur gruaja.

DËSHMITË

Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur edhe djali i tyre, i cili ka qenë i pranishëm në kohën e ndodhjes së ngjarjes. Ai ka deklaruar se babi i tyre është i dhunshëm dhe për këtë ekzistonte edhe një urdhër mbrojtje ndaj tij.

Për të konfirmuar deklarimet e dhëna, gruaja, para oficerit të policisë gjyqësore gruaja ka paraqitur edhe një USB me material filmik të regjistruar prej djalit të tyre, i cili është marrë me cilësinë e provës materiale.

Pyetur rreth akuzës që i bëhet, vetë i pandehuri në hetimet paraprake nuk e pranon atë dhe nuk pranon që të ketë ngacmuar bashkëshorten e tij.

Por sipas tij, ka qenë ajo që e ka goditur në kokë në mënyrë të papritur, kur ai ishte tek dhoma ku ai jeton pas momentit që familjarët e tij kanë marrë urdhër mbrojtje nga gjykata.

Arisa Liço

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura