“Historia” Basha-Meta vazhdon, të dy bashkë në konventën e Klintonit në SHBA

Jul 25, 2016 | 15:42
SHPËRNDAJE

Fjalët që qarkullojnë këto ditë në korridoret e zyrave të administratës, apo të politikës, janë lidhur me atë se si do shkojë historia e koalicionit qeverisës Rama-Meta.

A do ketë ndarje? Se krisjen e kanë konfirmuar tashmë dy zëra të rëndësishëm brenda PS-së. Erjon Braçe dhe Fatmir Xhafaj kanë deklaruar publikisht, se krisja e koalicionit ekzistin dhe se dy liderët kryesorë politikë, tashmë, sapo të mbarojnë pushimet, do duhet të ulen seriozisht për të folur hapur me njëri-tjetrin.

Meta dhe Basha
Meta dhe Basha

Dallimet u panë ditët e fundit të diskutimit të reformës në drejtësi, kur duhej gjetur konsensusi për të miratuar draftin e ndryshimeve kushtetuese.

Ato ditë u pa një mbështetje e madhe e Ilir Metës personalisht për të bindur liderin e opozitës Lulzim Basha që të arrinte konsensusin dhe u pa një afrim i qëndrimeve mes tyre.

Aq sa analistët prisnin që të ndodhte ajo që kishte shprehur në fakt Meta: qeveri teknike. Por nuk ndodhi. Palët ranë dakort me shumë vështirësi. Ajo që ra në sy ishte se ditën e enjte, kur u votua në Parlament reforma në drejtësi, Meta e la karrigen e drejtuesit të seancës në dorë të Valentina Leskajt kur mori fjalën Edi Rama për tu kthyer më pas në kohën e votimit.

Teksa historia duket se vazhdon. Sot Basha dhe Meta mësohet se do jenë së bashku në hapjen e konventës së Hillari Klintonit në SHBA.

Duhet thënë se po sot, në Kuvend, ish-kryeministri Berisha tha se me miratimin e reformës në drejtësi. fitoi PD dhe Ilir Meta, ndërsa PS humbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura