Historia/ 23-vjeçarja rrëfen dramën që po i ndodh: Bëra seks me menaxherin tim, por tani po më ikën mendja

Dec 6, 2019 | 13:48
SHPËRNDAJE

historia seks

E dashur Deidre,

Bëra seks një natë kur isha e dehur me menaxherin tim dhe tani jam shumë e shqetësuar se kjo gjë do na shkatërrojë plotësisht miqësinë që kishim.

Unë e kuptova që në fillim kur e takova, se ai ishte i interesuar për mua kur ju bashkova për herë të parë ekipit të tij gjashtë muaj më parë.
Një mbrëmje që më duhej të qëndroja deri vonë për ta ndihmuar në punë, më ftoi të pinim një gotë. Kaluam mirë dhe ai më ftoi një ditë tjetër javën që pasoi.

Atë natë më ftoi në banesën e tij dhe aty bëmë seks. Të nesërmen në mëngjes ai këmbënguli që të futeshim në zyrë veç e veç, pasi sic tha, nuk donte që njerëzit ta kuptonin që ne kishim kaluar natën së bashku.

Unë jam 23 vjeç dhe ai është 29 vjeç. Unë mendova se do të kishim një lidhje pas kësaj, por, pas rreth një muaji kur takoheshim rregullisht, ai më tha se do t’i kërkonte një vajze tjetër të shkonte me të në një event pune.

E pyeta çfarë do të thoshte kjo, por ai thjesht qeshi dhe tha: “Zemër, nuk jam ekskluzivisht i yti”. Kuptova se isha thjesht një lodër seksi për të.
Ai është një nga ata njerëz me të cilët nuk mund të mbash gjatë inat, kështu që mbetëm miq të mirë, por nganjëherë drekojmë së bashku.

Një natë unë kisha ditëlindjen dhe dolëm me stafin dhe e ftova edhe menaxherin tim. U bëmë tapë atë natë dhe përfunduam sërish duke bërë seks.

Në mëngjes ai tha, “Kjo nuk duhet të ndodhte”, madje se do të ma jepte më vonë me dhuratën time për ditëlindjen.

I shkruajta mesazh disa herë gjatë ditës sepse duhej të dilja dhe nuk isha i sigurt se në cilën orë po vinte, por ai nuk u përgjigj.

Tani jam e shqetësuar se mos është zemëruar me mua për atë që ndodhi dhe kjo do prishë miqësinë tonë, edhe pse ai tani ka një të dashur tjetër. Jam semurur nga shqetesimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura