“Hirushja” Hueska sfidë Barçës, Valverde paralajmëron skuadrën

SHPËRNDAJE

Për herë të parë në histori, Hueska luan ndaj Barcelonës në kampionat. Ekipi që u ngjit nga Segunda do të tentojë të bëjë surprizën në “Kamp Nou” dhe Valverde thotë se të tijtë duhet të bëjnë kujdes ndaj ekipeve që qëndrojnë në mbrojtje. Barcelona-Hueska do të luhet sot në orën 18:30.

valverde

HUESKA- “Ata kanë shumë entuziazëm për faktin që kanë ardhur në elitë. Morën rezultate shumë të mira në ndeshjet e para. Kanë luajtur me intensitet dhe nuk kanë frikë. Duhet të bëjmë kujdes dhe të tregohemi të vëmendshëm me ekipet që luajnë në mbrojtje”.

MERKATO- “Më në fund mbaroi dhe tani e dimë ekipin që kemi. Do të nxjerrim më të mirën nga këta futbollistë. Do t’i luajmë të gjitha ndeshjet me besim. Jam i kënaqur me grupin që kam”.

ALBA- Nuk është pyetje për mua. Duhet të pyesni trajnerin e kombëtares për listën që ka bërë. Alba duhet ta menaxhojë mirë këtë situatë”.

DEMBELE- “Të gjithë kanë nevojë për vazhdimësi. Ai po na sjell shumë gjëra pozitive dhe ka një talent të jashtëzakonshëm. Duam që ta vërë të gjithin në dispozicion të ekipit”.

VIDAL- “Është futur menjëherë në grup. Ka raport të shkëlqyer me të gjithë. Jemi të kënaqur me të dhe të shohim atë që do të bëjë në fushën e lojës”.

ROTACION- “Është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër. Nuk mund të bëjmë zgjedhje të rrezikshme ndaj një rivali të fortë. Do të zbresim në fushën e lojës një skuadër për të fituar”.

barca

RAFINJA- “Të menaxhosh lojtarët që kanë nevojë për minuta, është e vështirë. Rafinja është njëlloj si të tjerët. Folëm për atë që mund të ndodhte dhe ai qëndroi. Është lojtar shumë i rëndësishëm dhe mund të na ndihmojë në të ardhmen”.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.