Hiqet TVSH-ja për importet e grurit dhe miellit, ministria del me njoftim

Mar 24, 2020 | 15:41
SHPËRNDAJE

67A37FED-4CF3-4C64-96B6-46A69F18308F_w1023_r1_s

Ministria e Financave e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për të gjitha importet e grurit dhe miellit.

Njoftimi vjen në kohën kur Kosova – si edhe vendet e tjera të botës – po përballet me përhapjen e një koronavirusi që shakton sëmundjen COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë 61 persona të infektuar, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Ministria e Financave tha se vendimi i saj për lirim nga TVSH-ja të importeve të grurit dhe miellit hyn në fuqi nga dita e sotme dhe se për zbatimin e tij obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Më herët, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë i ka siguruar qytetarët se i ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për furnizimin e rregullt të tregut me drithë dhe miell.

Sipas ministers Rozeta Hajdari, institucionet e Kosovës kanë mjete financiare dhe burime të duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esenciale.

Ditëve të fundit, në Kosovë janë vërejtur blerje të shtuara nga qytetarët, sidomos të produkteve ushqimore./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura