Hiqej sikur kishte fondacion bamirësie, 43-vjeçarja në Pogradec e pëson keq

Jun 19, 2018 | 19:14
SHPËRNDAJE

Një 43-vjeçare në Pogradec është nën hetim, pasi ajo në afërsi të Qafë Thanës dhe hiqej sikur mblidhte lekë për bamirësi.

policia-e-korces-1

Njoftimi i policisë

Më datë 18.06.2018, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin: N.C, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi ky shtetas, duke qenë administrator i një fondacioni humanitar, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, iu kërkonte qytetarëve të ndryshëm, vlera monetare me pretendimin se ato do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dyshohet se i përvetësonte vetë ky i fundit. Neni 143/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura