Hipotekat shtojnë sportelet dhe zgjasin oraret për emigrantët, Pjetri: Denonconi korrupsionin

Jul 11, 2018 | 18:19
SHPËRNDAJE

Hipotekat në të gjithë vendin do të shtojnë sportelet dhe do të zgjasin oraret e punës gjatë sezonit turistik.

Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtori i Përgjitshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri i cili nga Vlora tha se është hartuar një plan masash për të pritur kthimin e emigrantëve.

Valdrin Pjetri

Po ashtu ai u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin dhe çdo formë abuzimi brenda zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Janë orientuar të gjithë drejtorët tanë për marrjen e masave dhe kryerjen sa me shpejt të aplikimeve që vijnë nga qytetarët, kryesisht të emigrantëve. I lutem ti drejtohen portalit ‘Shqipëria që duam’ dhe ne menjëherë do të jemi aty për ti dhënë zgjidhje qytetarëve, dhe për të marrë masat tona për punonjësin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, deklaroi Pjetri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura