Himni shqiptar në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York/ Kryeministri Rama publikon pamjet gjatë vizitës në SHBA: Bashkëpunim për binjakëzim

Sep 20, 2021 | 19:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në SHBA, dy ditë pasi u betua për krijimin e qeverisë së re.

Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York, ku është pritur me një ceremoni ushtarake.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo vizitë vjen në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sëbashku me kryeministrin shqiptar, në SHBA është dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë ceremonisë së pritjes është vendosur dhe himni kombëtar shqiptar.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura