“Himeni i saj është i parekur”- Reperi çudit me deklaratën: Shoqëroj vajzën çdo vit tek gjinekologu për t’u bindur që është e virgjër

Nov 6, 2019 | 20:12
SHPËRNDAJE

Reperi T.I ka bërë deklaratën tronditëse, ndërsa tha se shoqëron vajzën e tij 18-vjeçare tek gjinekologu çdo vit, për t’u siguruar që ajo është akoma e virgjër.

Ndërsa u shfaq në një emision, 39-vjeçari tregoi se sa e rëndësishme ishte për të që e bija, Deyjah Harris nuk ka bërë akoma seks.

20678340-7656539-Shocking_Rapper_T_I_revealed_that_he_accompanies_his_teenage_dau-m-39_1573061061892

“Që nga ditëlindja  e saj e 18-të, himeni i sime bije është akoma ai paprekur”, tha reperi, hitet e të cilit janë të mbushur me tekste për seksin.

Në emision fillimisht u mendua se reperi po bënte shaka, por ai vijoi më pas të jepte detaje. Ai tha se vizitat tek gjinekologu për t’u siguruar që himeni i së bijës është i paprekur, kishin filluar që pas ditëlindjes së saj të 16-të, duke shtuar se pasi festojnë ditëlindjen, ata lenë një takim tek gjinekologu për të nesërmen.

20678338-7656539-image-m-7_1573055245329

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura