Hillary Clinton: Pas 65 vitesh skandale dhe suksese, tërhiqet nga politika

Nov 5, 2012 | 14:23
SHPËRNDAJE
Presidenti Obama, pas deklaratës së Hillary Clinton se do të tërhiqet nga politika, tregon përpjekjet e dështuara për ta mbajtur.

Vetëm tri ditë përpara mbërritjes së saj në Shqipëri, sekretarja Amerikane e Shtetit ka mbushur 65 vjeçe. Nga Zonja e Parë në hijen  e të shoqit, u bë gruaja më e fuqishme në Amerikë. Por ka ardhur koha t’i thotë “mjaft!” politikës dhe t’i përkushtohet familjes
Një udhëtim në historinë e asaj që, suksesin e arriti pasi u çlirua nga hija e burrit të rëndësishëm, Billit, ish-president i Amerikës, i përfshirë në skandalin seksual, por që ajo gjeti forcën (mbase pati edhe avantazhin) ta falë, të bëhet autoritare dhe të vlerësohet vetëm për cilësitë e saj.
Nga 21 janari i 2009-s, Hillary është sekretare e Shtetit të Amerikës, duke u treguar kështu “burri” më i shkathët e bindës i administratës Obama. Ndërsa shumë të tjerë janë të bindur se do të ishte një presidente më e mirë se vetë Barack-u.
Tani që mandati i parë i Obamës është drejt fundit, Hillary ka vendosur të heqë dorë, edhe nëse Obama do të rizgjidhet president. “E lodhur kronike” e ka quajtur veten, ndërsa ka vijuar “jam mirënjohëse për gjithçka që kam pasur, mundësinë për t’i shërbyer vendit tim, por tani është koha e dikujt tjetër”.

Hillary Clinton me të bijën, Chelsea

Dëshira e saj është të shijojë familjen e mbase të bëjë gjyshen: vajza e saj Chelsea për kënaqësi të sajën, por edhe të Hillarry-t e Bill-it, pret një fëmijë nga i shoqi, Marc Mezvinsky.
Nga ana e tij, Obama ka deklaruar: “Hillary ka bërë një punë të shkëlqyer. Do të më pëlqente të qëndronte por, pavarësisht kërkesave të mia, duhet të respektoj dëshirën e saj për të qëndruar me kohë të plotë me familjarët”.
Ideja se një foshnjë mund të gëzojë atmosferën e familjes është e mirëpritur, sidomos tani që shëndeti i Billit nuk është nga më të mirët. Në fakt, ish-presidenti vuan nga një sëmundje kardiovaskulare dhe i është dashur të bëjë një ndërhyrje urgjente në zemër dhe kjo e ka bërë shumë të pafuqishëm.
Lidhja mes Hillary-t dhe Bill u vu në diskutim që prej skandalit të 1998-s, për shkak të të ashtuquajturit “Sexgate”, tradhtisë së Presidentit me Monica Lewinsky-n, një stazhiste 22-vjeçare e Shtëpisë së Bardhë. Hillary arriti ta falë.
Sot, që sapo ka mbushur të 65-at, Hillary duket në formë mjaft të mirë, madje më e rinuar dhe e gjallë. Në fakt, prej pak kohësh ka preferuar që t’i kthejë flokët në biond platin dhe të bëjë fare pak grim, ndryshe nga gruaja e sertë me flokë të shkurtra e ca kohëve më parë. Tani duket e sigurt në vetvete, e gëzuar e spontane. “Super Hillary”.
Në këto katër vite, sekretarja Amerikane e Shtetit ka shëtitur botën dhe ka takuar përfaqësuesit më të rëndësishëm të shteteve. Ne e patëm radhën pak ditë më parë, në fund të mandatit të saj. Takimi që i ka mbetur më në zemër është ai i dhjetorit të shkuar me Aung San Suu Kyi, me rastin e vizitës së parë të një përfaqësuesi të shtetit amerikan në Myanamar, këta 50 vjet. Dy gra të mëdha njëra me tjetrën. Sipas revistës “Forbes”, sot Hillary Clinton është gruaja më e fuqishme, edhe më shumë sesa Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama. Në botë është 65-vjeçarja e dytë pas Angela Merkel.

Gjatë udhëtimeve me të shoqin në vitin 1995

Bill ishte president i Amerikës deri në 20 janar 2001. Hillary hyri në politikë në vitin 2000 dhe u bë senatore e Shteteve të Bashkuara për 2 mandate nga 2001-shi në 2009-n. Tashmë, emri që duhej promovuar nuk ishte më i të shoqit, por i saji.
Vajza e saj Chelsea, sot 32 vjeç, nuk ka komentuar kurrë publikisht politikat apo deklaratat e prindërve të saj, është mjaftuar duke i qëndruar afër të ëmës kur kandidoi për presidente. Qysh atëherë e ka mbështetur vetë kudo, në qëllimet e saj.
Bill dhe Hillary janë martuar në ’75-n. Hillary Rodham për pak kohë

Hillary Clinton tri ditë më parë kur vizitoi Shqipërinë

mbajti mbiemrin e saj, edhe pse u martua. Ishte Zonja e Parë që u diplomua si avokate dhe që pati një karrierë të suksesshme profesionale. Është konsideruar si e para grua më me influencë në Amerikë që nga kohërat e Eleanor Roosevelt.

Përgatiti: Ani Jaupaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura