Hileja me birësimet, zbardhet ligji dhe relacioni, si përfshihen në skemë edhe beqarët dhe LGBTI+

Nov 23, 2021 | 14:43
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Këshilli i Ministrave miratoi javën e kaluar me propozim të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI+ për periudhën 2021- 2027.

????????????????????????????????????

Sipas relacionit të projektvendimit, qeveria ka marrë nisma konkrete për ndryshimin e legjislacionit për “Kodin e Familjes” dhe Ligjin e Birësimit.

Gazeta “Panorama” ka zbardhur sot dy projektligjet që ndër të tjera i hapin rrugë edhe personave LGBTI+ që të birësojnë fëmijë.

Ndryshimet thelëbësore janë në kodin e familjes. Në neni 242 të Kodit ekzistues parashikohet se i mituri mund të birësohet vetëm nga bashkëshortët. Ndërsa, neni 242 sipas projektligji parashikon se i mituri mund të birësohet edhe nga një person i vetëm, nga bashkëjetuesit, të cilët kanë bashkëjetuar për tre vjet, dhe bashkëshortët. Birësimi nga një person i vetëm, i hap rrugë birësimit nga kushdo, përfshirë personat të së njëtës gjini.

Ndërkohë në ligjin për birësimin ndër të tjera është bërë edhe përshtatja që ti hap rrugë kësaj. Konkretisht në nenin 17 të projektligjit që flet për nenin 36 të ligjit ekzistues e që fokusihet në garantimin e të dhënave personale.

Në projektligj sanksionohet që garantohet mbrojtja e të dhënave për aplikuesin për birësim. Pra të personit tek dhe të aplikuesve konkretisht për cciftet.

“Komiteti, në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale, respekton dhe përgjigjet për mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijës në procedurat e birësimit, si dhe të aplikantit ose të aplikantëve birësues, duke zbatuar kushtet, kriteret e procedurat për përpunimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në projektligjin për birësimet.

Projektligjet ishin parashikuar që të shqyrtoheshin në gjysmën e parë të këtij muaji por sipas burimeve të gazetës “Panorama” ato janë shtyrë për shkak se axhenda e kosmisioneve parlamentare ka qenë e mbingarkuar për shkak të diskutimit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm.

REAGIMET

Ish-Deputeti Genc Pollo ka qenë i pari nga Partia Demokratike që ka reaguar për ktë ccështje. Përmes një postimi në rrjetet sociale Pollo shprehet se nisam e qeverisë duhet kundërshtuar.

“Nuk ka standarde europiane e ndërkombëtare për birësim nga çifte LGBT; as për martesën LGBT; as për Prindi1&2. Ka vetëm shtrembërime nga qeveria e nga lobistë ideologjikë në favor të neodogmës e të mbajtjes së pushtetit! Duhet Kundërshtuar”, shkroi Pollo.

Ndërkohë pak ditë më parë komuniteti ndërfetar kundërshtoi nismën e qeverisë për Kodin e Familjes. Ata kundërshtuan ndryshimet që synohen dhe bërën propozimet e tyre përkatëse. Në propozimin për ndryshim të nenit 241, ku përcaktohen kushtet e birësimit, thuhet se: “Ka të drejtë për të birësuar personi që ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar”.

faaksimikle

Po lidhur me ndryshimin e nenit 241 të Kodit të Familjes, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë propozon rritjen e moshës së birësuesit, duke e bazuar kërkesën e tyre dhe në Kodin Civil italian, i cili parashikon që ka të drejtë të birësojë personi që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe në raste të rralla 30 vjeç.

Por, Kodi Civil i Italisë thotë se: “Birësimi lejohet për njerëzit të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e pesë dhe që janë të paktën tetëmbëdhjetë vjeç më të mëdhenj nga ata që synojnë të birësojnë. Në rrethana të jashtëzakonshme, gjykata mund të autorizojë birësimin nëse adoptuesi ka mbushur moshën të paktën tridhjetë vjeç, pa cenuar ndryshimin e moshës të përmendur në paragrafin e mëparshëm”.

Për këtë arsye, Këshilli e nënvizon këtë kërkesë si të domosdoshme për përgjegjësinë, që do të marrë birësuesi dhe cilësitë si shkollimi, punësimi, të ardhurat nga punësimi, që duhet të mbart për të rritur dhe edukuar një fëmijë të përgjegjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura