Hilary Duff dëshironte që djali i saj 9-vjeçar të shihte lindjen e motrës së tij dhe arsyeja është…

Apr 19, 2021 | 16:19
SHPËRNDAJE

Hilary Duff kishte dëshirë që djali i saj të ishte dëshmitar i “mrekullisë së jetës”.

hilary duff (5)

Aktorja, e cila thotë se është shumë e hapur dhe e sinqertë me fëmijët e saj, planifikoi që 9-vjeçari Luca, të ishte në dhomë kur ajo të lindte vajzën, Mae, raporton “Page Six”.

hilary duff (4)

“Ishte disi e rëndësishme për mua, sepse unë jam shumë e hapur dhe e sinqertë me të kur i them se sa të forta janë gratë dhe se si duket sjellja në jetë e një fëmije”,- tha Duff teksa ishte e ftuar tek “Informed Pregnancy”.

hilary duff (2)

Ai di gjithçka për ciklin menstrual dhe është e rëndësishme për mua ta kthej një bisedë të tillë në normale me të, për të gjitha gratë që do të jenë pjesë e jetës së tij”,- shtoi ajo.

hilary duff (1)

33-vjeçarja tha se ndërsa Luca, i cili ka ardhur në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Mike Comrie, shprehu dëshirën për të qenë i pranishëm në lindjen e Mae-s në shtëpi.

hilary duff (3)

Mae është fëmija i dytë për Duff me bashkëshortin e saj 33-vjeçar Matthew Koma, me të cilin u martua në vitin 2019.

hilary duff (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura