Hilari Klinton akuzon Kinën: Po vjedh sekretet shtetërore të SHBA-ve

Jul 5, 2015 | 9:51
SHPËRNDAJE

Kandidatja demokrate e nominuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hilari Klinton ka hedhur akuza të forta ndaj Kinës për vjedhje të sekreteve shtetërore të SHBA-ve.

Hilari Klinton duke folur në Nju Hempshir

Ajo akuzoi qeverinë kineze se ka vjedhur sekrete komerciale dhe informacione shtetërore. Sipas Klintonit, Kina është duke përgjuar SHBA-të dhe për këtë duhet vigjilencë.

Në fillim të këtij viti, disa zyrtarë amerikanë akuzuan inteligjencën kineze se ka hyrë në serverat shtetërorë të SHBA-ve duke vjedhur informacione nga më të ndryshmet. Kina nga ana e saj i ka mohuar këto akuza. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura