Hidhet shorti/ Ja kush do të jetë trupa gjykuese në gjyqin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës

Nov 26, 2021 | 13:51
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh sot shorti për trupën gjykuese që do të gjykojë çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

saimir tahiri-gjykate4

Shorti përcaktoi që çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.

Por, Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), kërkesë që u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.

Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

NJOFTIMI I GJKKO

Përshëndetje, nisur nga interesi juaj, ju bëj me dije se çështja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më date 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, u hodh në short ditën e sotme, më datë 26.11.2021.
Fillimisht nga shorti rezultoi se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.
Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.

Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura