“Hidhërim i pabesueshëm”, Tsipras shkon në zonën ku ndodhi tragjedia: Po luftojmë për rehabilitimin

Jul 30, 2018 | 12:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras pas deklaratave se do të mbajë përgjegjësi për zjarret në Greqi, ka zbritur në terren për ta parë nga afër vendin e tragjedisë.

Me anë të disa fotove të postuar  në rrjetet sociale Tsipras shihet teksa viziton zonën e Atikës dhe Matit.

DjVnZ1rX4AAHJxN

Vizita e Tsipras nuk ishte njoftuar, ndërsa ai u pa në zonë duke folur me inxhinierë, por edhe punonjës të kërkim shpëtimit.

“Sot kam vizituar vendin e tragjedisë. Kam biseduar me civilët, inxhinierët, ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët. Hidhërim i pabesueshëm, por respekt i pafund për ata që luftuan me flakët dhe tani po luftojnë për rehabilitimin e zonës”, shkruan në Twitter Tsipras.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura