Hetimi Tatimor/ Shehu mbledh strukturat, mesazhi që dha

Nov 10, 2018 | 15:46
SHPËRNDAJE

Drejtori i Hetimit Tatimor, Adrian Shehu zhvilloi një mbledhje të posaçme me strukturat e Zbatimit të Rajonit Qendor, Jugor dhe Verior në lidhje me ecurinë deritanishme në zbatimin e planit operacional.

Drejtoria-e-hetimit-tatimor

Burime zyrtare bënë me dije se, gjatë takimit drejtuesit e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, kërkuan nga strukturat e Zbatimit që të punojnë më profesionalizëm, me etikë dhe duke respektuar me rigorozitet procedurat sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu u kërkua korrektësi në trajtimin e rasteve, duke zbatuar të gjitha standardet.

Drejtori i Hetimit Tatimor, Shehu tha se do të ketë tolerancë zero për çdo rast që do të evidentohet me shpërdorimin e detyrës dhe që është në shkelje të etikës së punës.

Drejtoria e Hetimit Tatimor është duke vijuar fushatën anti-informalitet, për të verifikuar subjektet me risk.

WhatsApp-Image-2018-11-10-at-11.53.41-AM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura