HETIMI/ Si nisi sherri që solli tragjedinë, pse burri qëlloi me automatik gruan në Kamzë

Aug 22, 2017 | 23:18
SHPËRNDAJE

Një krim i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Kamzës, në Tiranë. Burri vrau me kallashnikov bashkëshorten e më pas u vetëvra. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit Halil e Dije Lita, që ndodhet në lagjen “Frutikulturë” të Kamzës.

KRIMI NE FAMILJE

halil lita

Mëngjesin e djeshëm, Halil Lita, 65 vjeç, ka dalë si çdo ditë për të bërë pazarin dhe është kthyer në shtëpinë e tij, që ndodhet në lagjen “Frutikulturë”, të Kamzës. Në shtëpi ndodhej vetëm bashkëshortja e tij, Dije Lita, 60 vjeçe, e cila ndodhej në kuzhinë duke përgatitur drekën.

Në momentin që ai ka shkuar në kuzhinë për të lënë ushqimet që kishte blerë, ka nisur një debat me gruan, debat që ende nuk dihet se për çfarë motivesh mund të ketë ndodhur.

Megjithatë, nga deklarimet e deritanishme që kanë dhënë në Polici të afërmit e çiftit, ka dyshime se mund të kenë debatuar pasi 60-vjeçarja i kishte shprehur edhe më përpara, se donte të shkonte për të jetuar te djali. Por burimet thanë se gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve, pasi nuk dihet me saktësi se si kanë qenë rrethanat e ngjarjes.

dija

Por nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, Policia tha se pas debatit, Halil Lita ka shkuar në një tjetër dhomë të shtëpisë, ku mbante një automatik pa leje dhe është kthyer me të te e shoqja në kuzhinë. I ka drejtuar armën dhe e ka qëlluar në fytyrë. Më pas ka dalë në derën e jashtme të shtëpisë, bashkë me armën e krimit në dorë.

Ky moment është parë nga vëllai i tij, i cili jeton në shtëpinë pranë tij dhe ka dalë me nxitim, kur ka dëgjuar krismën e armës. Vëllai është nisur drejt tij, por 65-vjeçari është futur sërish brenda dhe në dhomën ku kishte qëlluar gruan, ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se po hetojnë në dy drejtime lidhur me motivet e krimit në familje. Pista e parë ku janë përqendruar hetimet është ajo e një krimi që ka ndodhur pas një debati të momentit mes dy bashkëshort- ëve, nisur edhe nga deklarimet e të afërmve të tyre.

Ndërsa pista e dytë, edhe pse duket se nuk ka shumë të dhë- na që e orientojnë grupin hetimor drejt saj, është ajo e ndonjë motivi të mundshëm xhelozie. Burimet thanë se deri tani nuk ka të dhëna që mund të ketë pasur xhelozi për ndonjë çështje konkrete nga ana e autorit të krimit, por më tepër çështje mentaliteti, nisur edhe nga dëshira që i kishte shprehur e shoqja për t’u larguar nga Shqipëria që të jetonte me djalin.

ETLEVA DELIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura