HETIMI/ Policia greke zbulon arsyen e ekzekutimit të bariut shqiptar

May 31, 2016 | 8:33
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arrestuar sot dy persona që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e bariut shqiptar, Bledar Tërpollari.

Bledar Terpollari
Bledar Terpollari

Një nga dëshmitarët e krimit të rëndë ka treguar në polici se, ata shkuan në kasollen ku jetonte Tërpollari ku njëri hyri brenda dhe dy të tjerët qëndruan jashtë, raporton CNN grek.

Pasi u dëgjua një e shtënë, autori e tërhoqi zvarrë të riun që punonte si bari.

Ai nxori një thikë dhe i preu kokën viktimës dhe më pas e futi atë në një çantë për t’ua treguar porositësve të vrasjes së tij se ekzekutimi ishte kryer.

Nga hetimet, policia ka zbuluar se arsyeja e vrasjes së Tërpollarit është se ka mbajtur 20 mijë euro nga shitja e kokainës.

Hetuesit thonë se autori i vrasjes është profesionit pasi nga veprimet duket se ka kryer një gjë të tillë edhe më parë. Sipas tyre kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë të porositur nga mafia shqiptare. Ka dyshime se autori është larguar për në Shqipëri bashkë me kokën e Tërpollarit.

Gjatë ditës së hënë, policia greke ka arrestuar Emiljano Nana, 28 vjeç dhe Pajtim Jaupi, 27 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim kushëriri i viktimës, Kernar Tërpollari.

cnn

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura