Hetimet për ish-kompleksin Partizani/ Zheji: Pozitiv fakti që Berisha tha do shkoj në SPAK! Drejtësia e tredhur nga politika dhe…

Sep 22, 2022 | 22:37
SHPËRNDAJE

Analisti Artur Zheji theksoi se është pozitiv fakti që kreu i PD, Sali Berisha konfirmoi se do të paraqitet nëse SPAK e thërret për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

zheji

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Zheji shtoi se fakti që kjo goditje e drejtësisë që vijon të mbetet e tredhur nga politika vjen në një kohë kur Berisha është më i fuqishëm si më parë politikisht, tregon dobësitë e kësaj drejtësie.

Debatet

Artur Zheji: Kur shtetit i kanë rënë mbathjet, poturet dhe kur ty të futen të pastrehët aty. Pas viteve ’90 i ranë poturet shtetit dhe këto u pushtuan dhe një ministër si zoti Angjeli e ka privatizuar se më mirë sesa të kthej në lagje favela ajo. Ata s’kanë pasur lekë që ta rregullojnë se mund të bëhej një super kompleks.

Eni Vasili: Balla thotë po të ishe dhëndri i dikujt do bëheshe.

Artur Zheji: Edhe unë po të kisha një mbështetje të fortë politike që të më thoshte Zheji ne do ta japim ty këtë te 31, edhe ti arnohu dhe merre këtë pronën.

Jamarbër Malltezi: Edhe familja ime Begeja ka tokë te Sahati i Tiranës po s’ti jep ligji është lulishte ajo, edhe te ish-Ekspozita kemi.

Artur Zheji: Mua mu duk shumë pozitiv fakti se Berisha tha që do shkoj, por s’më ka ardhur fletëthirrja. Unë mendoj a do ta njohim SPAK-un? Ndaj them unë çfarë po ndodh me drejtësinë? Unë mendoj se drejtësia për fat të keq për shumë kohë e tredhur nga forca e politikës gjen forcën të godasë. Kush kishte kurajo ta godiste Berishën kur ishte në pushtet, nuk e kemi patur, nuk guxonte asnjë prokuror apo gjykatës.

Tani që e gjejnë doktorin të pafuqishëm, me këtë kallëzimin penalo-politik të Ballës thonë hajde e godasim këtu. Nuk është gjë e mirë kjo, por në të gjithë botën kur dikush dobësohet politikisht, një drejtësi e dobët i bie atij.

© Panorama.al

Te lidhura