Hetimi nga UEFA për Luftëtarin, ja çfarë thotë presidenti Duka

Jan 18, 2019 | 15:15
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot  një workshop ndërkombëtar me titull: “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues”(E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi: një vështirim praktik mbi çështje të përzgjedhura ligjore).

dukaaaaaaa

Para fillimit të eventit, presidenti i Federatës, Armando Duka, është pyetur  nga mediat për hetimin që UEFA ka nisur për Luftëtarin, mbi ndeshjet e trukuara që ka luajtur gjatë kësaj vere për Europa Ligë.

Ai ka thënë: “Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura