Hetimi i Tahirit/ Lubonja: Të gjithë e dinë çfarë ndodh, por provat…

Oct 26, 2017 | 21:02
SHPËRNDAJE

Duke folur për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, e cila u hodh poshtë ng mazhoranca në Kuvend, analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin Të paekspozuarit të Ylli Rakipit në “News24”, tha se “mafia është në televizor, del e flet”, duke nënkuptuar kryeministrin Rama, pas insertit që u transmetua në emision.

lubonja te tpz

“Ne e dimë, s’ka nevojë, këtu te ne që nga Padrino deri poshtë i dinë të gjithë cfarë bëhet. Problemi provat ku janë, kush i ka provat? Zagani u arrestua me prova, u arratis që të shpëtojë, ça tregon kjo? Ndërsa tani dalin të vërteta ato, ky padrino që mbrojti Tahirin e sulmoi Zaganin tani që del prova në vend të thotë si nuk hetova unë nuk thotë gjë fare. Këtu është e qartë se po të mos dilnin provat italiane s’do kishte ndodh asgjë, tani kemi një prokurori që u motivua njëçikë, por që të ngresh problemin është kështu apo jo, për mua jam i qartë, boll të shikoj kullat që ngre ky, ka një parim shumë të thjeshtë kur është kapur Al Kapone, për evazion fiskal…ndiq paranë është ideja, shko gjurmo burimin e parasë dhe do e gjesh krimin, ne paranë e shohim sheshit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura