“Skënderbeun shiti 2 ndeshje, për 10 minuta lojë u fituan 10 milion euro”

Aug 28, 2015 | 10:50
SHPËRNDAJE

Skënderbeu, me ecur inë që ka bërë këtë verë në Europë, ka shkruar historinë, pasi korçarët janë klubi i parë shqiptar që kap turin “play off” të Champions-it, si dhe pjesë- marrjen në turet e Ligës së Europës.

Berisha duke shenuar ndaj Crusaders
Berisha duke shenuar ndaj Crusaders

Por ashtu si në të shkuarën, edhe tani veprimtaria e Skënderbeut në arenën europiane njolloset, pasi ka dyshime se korçarët kanë trukur dy ndeshje në eliminatoret e Ligës së Kampioneve.

Gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” u ka kushtuar një artikull dyshimeve rreth Skënderbeut, të cilat bazohen te sinjalizimet e agjencisë “Federbet”, e cila monitoron shumat që lëvizin nëpër bastet sportive.

Në bazë të monitorimit të kësaj agjencie ngrihen dyshime për trukime të mundshme në varësi të shumave të luajtura dhe të fituara në baste. Sipas shkrimit në fjalë, UEFA ka nisur hetimet, por nuk jepen detaje.

Sfidat e dyshuara janë ata që Skënderbeu i ka luajtur në transfertë, ndaj Krusader dhe Dinamos së Zagrebit. Shumat e luajtura kanë kapur shifrat nga 5 deri në 10 milionë euro.

Shkrimi i El Pais

Ja çfarë shkruhet mes të tjerash nga “El Pais” duke iu referuar dyshimeve të “Federbet”: “Më 21 korrik Skënderbeu luajti ndeshjen e kthimit në Irlandën e Veriut. Krusaders ishte mundur në takimin e parë me rezultatin 4-1.

Skënderbeu e udhëhoqi edhe ndeshjen e dytë, 1-2, për t’u përmbysur më pas në 3-2 pas minutës së 78. Skënderbeu e kishte fituar ndeshjen e parë 4-1 në Korçë dhe shënimi i dy golave në Belfast nuk do t’i kompromentonte më shanset e tyre për ta kaluar turin.

Por, pastaj diçka ndodh. Ato që i kanë habitur kompanitë e basteve, kanë qenë bastet e shumta që janë luajtur për fitoren e irlandezëve pas avantazhit të Skënderbeut. ‘Në një situatë normale, një bast i tillë paguhet 5-1, por ka pasur aq shumë baste sa fitorja e Krusaders është kuotuar nga 1.9 deri në 1’, ka thënë ‘Federbet’ për ‘El Pais’.

Golat janë shënuar pas minutës së 90-të dhe janë luajtur shuma mes 1 dhe 3 milionë eurove.

Pasi eliminon Milsamin, Skënderbeu luan ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Dinamos së Zagrebit. Kroatët fituan 1-2 në ‘Elbasan Arena’ dhe me ndeshjen e fundit që e luanin në shtëpinë e tyre e kishin siguruar praktikisht kualifikimin. Por, në pjesën e dytë, Dinamo mbetet me 10 veta dhe i binte që kroatët të ruanin rezultatin.

Shënimi i golit të Dinamos pas minutës së 78- të është 1.2, kur normalisht duhej të ishte të paktën 2.5. Pra, sipas ‘Federbet’, janë luajtur shumë para për golin e radhës së Dinamos së Zagrebit, aq sa koeficienti ka rënë në mënyrë drastike. ‘Nëse përjashtojmë qëllimin në këtë gjë, eksperienca na lejon të themi se kjo situatë është e pazakontë.

Si baste të parashikuara, shifrat kanë kapur shumën mes 5 dhe 10 milionë eurove’, thotë ‘Federbet’. Françesko Baranka, sekretari i Përgjithshëm i ‘Federbet’-it, thotë se shifrat janë kategorike. ‘Nëse shohim objektivat, dyshimi qëndron. Sipas numrave, mund të themi se ndeshjet janë manipuluar’.

Baranka kritikon pasivitetin e UEFA-s, por thekson se Dinamo e Zagrebit dhe Krusaders mund të jenë jashtë çështjes së trukimit. Sipas tij, ajo që ka ndodhur në fund ka qenë e lidhur ngushtë me objektivat e ekipit shqiptar dhe bastet kanë shkuar në atë sens. Zyrtarisht, UEFA tha se ‘nuk ka koment për sa kohë hetimet janë në vazhdim’.

Por, burime të afërta me rastin thonë se Skënderbeu është një i dyshuari i vjetër në organin e futbollit europian. Të njëjtat burime theksojnë se janë të shqetë- suara që Skënderbeu do të luajë tashmë në Europa Ligë, pasi u druhet trukimeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura