HETIMET/ Vrasja në Tiranë, çfarë u gjet në çantën që mbante viktima

May 2, 2016 | 19:20
SHPËRNDAJE

Dalin të tjera detaje nga vrasja e orëve të vona të së dielës në mes të Tiranës, ku 36-vjeçari Elton Çiça u ekzekutua me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në tavolinën e një lokali së bashku me tre persona të tjerë.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Mësohet se grupi hetimor, mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe që ka administruar provat e para nga vendi i krimit, ka gjetur në çantën që viktima kishte me vete një armë tip pistoletë dhe dy telefona celularë.

Mësohet se arma e gjetur në çantën e viktimës ishte pa leje. Dyshohet se ai e mbante për vetëmbrojtje me vete armën, pasi kishte konflikte të mëparshme lidhur me ngjarjen e një viti më parë, ku 4 persona hynë në shtëpinë e prindërve të tij në Tepelenë për t’i grabitur dhe i dhunuan keqazi ku u deshën disa ditë për të marrë veten në spital.

Mësohet se viktima ishte betuar për t’u hakmarrë ndaj grabitësve të prindërve të tij. Kjo ka qenë historia e parë që ka vijuar më pas prej një viti me atentate dhe përfundoi dje me një ekzekutim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura