Hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ish-gjenerali Qirjazi pas dëshmisë në SPAK tregon nga i erdhi kërkesa për të firmosur dhe mbi konfliktet për…

Sep 26, 2022 | 15:19
SHPËRNDAJE

Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi dha dëshminë e tij këtë të hënë para hetuesve të SPAK, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një deklaratë për mediat, Qirjazi tha se kerkesa i ka ardhur nga ish ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa për privatizimin e ish-klubit Partizani.

“Unë i qëndroj versionit që kam kryer procedurë të ligjshme si shtetar i këtij vendi dhe që në çdo kohë që do të më jepej mundësia që të punoja për shtetin, do të bëja të njëjtën gjë që ka të bëjë vetëm me ligjet për mbrojtjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Unë kam deklaruar atë praktikë pune që kam bërë me të gjithë stafin tim të linjës vertikale, horizontale por edhe të vartësve të mi me qëllim që gjithçka të ishte në përputhje me ligjet e vendit. Deri në momentin që kisha ate praktike, per mua ka qene nje praktike qe nuk perputhej me ligjin. Nuk e di çfarë është bërë më vonë.

Jam pyetur për periudhën që kam qenë komandant i mbështetjes logjistike, nga korriku i 2008 deri në shtator të 2009 kur jam transferuar në Forcat e Armatosura”.

Konfliktin me te madh me cilin nga zyrtaret e keni pasur sa i takon kompleksit Partizani?

Une nuk kam pasur asnje konflikt, perkundrazi, unë kam përdorur praktikën shkencore/ligjore me eprorët e mi dhe linjën e varësisë.

Cilet ishin eproret tuaj?

Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit.

Mund ti rikujtojme kush ua kerkonte firmen per ta nxjerre nga pronat e ushtrise dhe privatizimin?

Firmen s’ma ka kerkuar asnje njeri, e ka kerkuar shkresa e ardhur nga autoriteti ministria e Mbrojtjes.

Kush ishte minister?

Aso kohe, ministër mbrojtje ka qenë Gazmend Oketa

Mendoni se deshmia juaj do jete vendimtare per kete hetim?

Ajo eshte nje procedure qe ka zgjatur goxha kohe, nuk di, nese do ishte vendimtare, aty ishin praktikat te gjitha, le te ishin ndjekur, une nuk di sa do ndikoje, une kam bere detyren si shtetar i vendit.

Po te tjeret?

Te tjeret jane te tjere, merrini pyetini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura