Hetimet për kontratat e lobimit të PD, pas Ristanit, Prokuroria kërkon një tjetër zyrtar demokrat, ja kush!

Mar 12, 2018 | 23:02
SHPËRNDAJE

Pas Arben Ristanit një tjetër zyrtar i Partisë Demokratike, pritet të mbërrijë në dyert e prokurorisë së Tiranës, për të dhënë shpjegime për mënyrën e financimit të kontratave lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për shefin e financës, Ilir Dervishi, i thirrur nga organi i akuzës në kryeqytet, në cilësinë e personit që ka dijeni.

PD-selia1

Hetimet për çështjen në fjalë nisën kryesisht nga prokuroria pesë muaj më parë, pas dyshimeve se Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave. Nga verifikimet, selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ, se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim, në një kohë që kompania e Nik Muzin deklaron tri pagesa në shumën e 675 mijë dollarësh për punën e kryer për llogari të Partisë Demokratike. Konkretisht, pagesa e parë është bërë me datë 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh.

Dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike. E para me datë 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer me 9 qershor. Për hedhur dritë mbi skemën e financimit, prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi, përmes letërporosisë dërguar në Shtetet e Bashkuara kërkon edhe dëshminë e lobistit Nik Muzin. Grupi i hetimit kërkon që Muzin ti përgjigjet disa pyetjeve, mes të cilave se nga kush u kontaktua jo vetëm nga selia blu për të lobuar për llogari të saj, por edhe nga kompania BINIATA dhe përse e lidh këtë tyë fundit me partinë Demokratike.

Po ndërsa prokuroria pret zbatimin e kësaj letërporosie dhe po kërkon dokumenta shtesë nga thesari e tatimet, një shkrim i fundit i revistës amerikane “Mother Johnes” është bërë shkak për debate të forta në vend. Teksa paraqet skemën e financimit, revista nxjerr dritë edhe emrat e dy shtetasve rusë që duket se kanë rol në kontratat lobuese.

Burimi: BW

http://www.balkanweb.com/site/hetimet-per-kontratat-e-lobimit-te-pd-prokuroria-kerkon-deshmine-e-ilir-dervishit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura