“Hetimet e prokurorisë shqiptare vënë në siklet policinë italiane”

Jun 8, 2016 | 7:33
SHPËRNDAJE

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lëvizjeve të fundit në Policinë e Shtetit shqiptar, që me pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako tek arresti në shtëpi i Drejtorit të Njësive Operative Artion Duka dhe vartësit të tij Entiol Xhelilaj.

Un operatore impegnato in un'intercettazione ANSA/ SILVI

“Masat janë dhënë pas një hetimi, e cila ka vënë në siklet Policinë Italiane dhe Ministrinë e Brendshme, iniciuar nga prokuroria e përgjithshme në lidhje me një pajisje të veçantë për përgjimet që erdhi në Shqipëri në sajë të misionit italian dhe Zyrës Ndërlidhëse Ndërinstitucionale në kryeqytetin shqiptar me qëllime trajnuese të policisë shqiptare”, shkruan “secoloditalia.it“.

“Sipas prokurorit shqiptar, pajisja, një Catcher IMSI, është futur në Shqipëri pa u deklaruar pranë autoriteteve doganore, pa autorizimin paraprak të Prokurorit Publik.

Çako është akuzuar për “shpërdorim detyre”, ndërsa situata e dy oficerëve të tjerë, veçanërisht Xhelilajt, duket se është më e komplikuar. Të dy janë akuzuar jo vetëm për “shpërdorim detyre”, por edhe për “pengim të drejtësisë”, shkruan më tej media italiane.

Më tej në artikull kujtohet se më herët, ish-kreu i policisë italiane, tani drejtor i sektorit të sigurisë në Interforce, Alessandro Pansa, i kishte dërguar një letër Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, në të cilën ai theksonte se “struktura e pajisjes për trajnim rezultoi e konfiguruar në mënyrë të tillë që të mos jetë në gjendje të kryejë asnjë aktivitet përgjimi, as të ‘trafikut lokal, as të mesazheve me tekst'”.

Por sipas Prokurorisë shqiptare, IMSI Catcher lejon të intereferojë në trafikun celular duke monitoruar lëvizjen e përdoruesit, duke identifikuar edhe IMEI.

Hetuesit shqiptarë dyshojnë se pajisja mund të jetë përdorur në mënyrë të paligjshme për përgjime.

Pansa në letrën e tij gjithashtu shpjegoi: “pajisja përgjuese” mbeti gjithmonë në dispozicion “të operatorëve italianë dhe ishte e sigurt, kur nuk u përdor për veprimtari trajnuese, në Zyrën Ndërlidhëse Italiane në Shqipëri që ndodhet brenda Ambasadës italiane në Tiranë”, kujton media italiane.

Por hetimi i prokurorisë shqiptare ka treguar se “pajisja” ka qenë pothuajse gjatë gjithë kohës në zyrat e policisë shqiptare dhe “të paktën dy herë makina në të cilën ajo ndodhej drejtohej nga ofeiceri shqiptar Xhelilaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura