Hetimet/ Dosje e re për koncesionet dhe rimbursimin e ilaçeve

Dec 28, 2015 | 8:03
SHPËRNDAJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit dorëzon në prokurori dosje të reja për abuzime financiare me koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rimbursimin e ilaçeve.

beqajMaterialet e kontrolleve tashmë mësohet se janë në duart e prokurorëve. KLSH ditët e fundit njoftohet se ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës disa raporte që përmbajnë të dhëna të reja në lidhje me skandalin e rimbursimit të barnave dhe procedurave të ndjekura për disa tenderë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pjesë e këtij raporti janë edhe koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat janë pjesë e një hetimi të nisur një muaj më parë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Hetimi për procedurat në fjalë ka nisur nga prokuroria, kryesisht pa pasur një denoncim nga institucionet shtetërore.

Dosja në fjalë ka disa ditë që është marrë në dorëzim nga njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës dhe po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Procedimi penal është në fazën fillestare, pasi ende nuk është regjistruar në emër të personave konkretë. Kjo për shkak se nga prokuroria verifikohen të dhënat e sjella, për të parë nëse ka vend për vepër penale. Sipas auditëve të KLSH-së, dëmi nga llogaritet në miliona euro.

HETIMET

Prokuroria e Tiranës ka pasur të hapur një hetim në lidhje me skemën abuzive të rimbursimit të ilaçeve. Falë këtij hetimi të nisur që në fillim të vitit, deri tani janë arrestuar së paku 23 persona për një skemë abuzimi me vlerë rreth 3 milionë euro (rreth 500 mijë euro në episodin e parë dhe 2.5 milionë euro në episodin e dytë).

1Një dosje e tretë është ndarë më vete dhe po hetohet nga ana e Prokurorisë së Tiranës, pasi janë gjetur prova e informacione që nuk janë trajtuar në dy procedimet e para. Nga ana tjetër, pak kohë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda hapi kryesisht një hetim në lidhje me katër procedura tenderësh e koncesionesh të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas verifikimeve të para, ku doli se bëhej fjalë për shpërdorime detyre dhe jo për korrupsion, dosja penale i kaloi njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës. Abuzimet KLSH-ja mësohet se ka marrë së fundi disa kërkesa nga ana e prokurorisë për informacione shtesë në lidhje me kontrollet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas verifikimit të provave që janë paraqitur deri më tani, pritet që të shikohet nëse është e nevojshme të thirren zyrtarët e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore dhe zyrtarët e Ministrisë për tenderët, që janë objekt i këtij hetimi.

Prokuroria, nga ana tjetër, ka thënë më herët se asnjë zyrtar nuk është i përjashtuar nga hetimi dhe nëse dyshohet se ka shkelur ligjin, ai do thërritet për t’u pyetur.

TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura