Hetim të lirë për 18-vjeçarin, policia: Seks në publik me 64-vjeçaren te “Kthesa e Kamzës”

Jul 2, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Një i ri, vetëm 18-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë, akuzuar për kryerje të marrëdhënieve intime në publik me një grua 64-vjeçare.

Policia e Tiranës

Lajmin e ka bërë me dije policia e kryeqytetit, e cila ka njoftuar se i riu akuzohet për kryerje të marrëdhënie seksuale në vende publike.

“A.T., dyshohet se më 30 qershor, rreth orës 18:00 ka kryer marrëdhënie intime tek “Kthesa e Kamzës” me 64-vjeçaren RR.M., banuese në Kamëz”- njofton policia.

Po të kemi parasysh nenin 107 të Kodit Penal, kryerja e marrëdhënieve seksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura