Heshtja e trajnerëve humbës, Bifsha dhe Pakult injorojnë mediat

May 20, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult dhe ai i Flamurtarit Ardi Behari, ishin të vetmit që nuk u prononcuan për mediat pas ndeshjeve të djeshme. Të dy ishin humbës, por në respekt të mediave dhe tifozëve, te Kukësi të paktën u prononcua zv.trajneri Hallaçi.

pakult

Ndërsa te Flamurtari heshtin para dhe pas takimit. Pas humbjes me Partizanin, Ardi Behari hyri në dhomat e zhveshjes. Por u vu re largimi i menjëhershëm i zv.trajnerit Petraq Bifsha, që drejtoi ekipin në pankinë.

behari

Bifsha hyri në dhomë, mori çantën dhe u largua, pa dalë në konferencën për shtyp edhe pse gazetarët insistuan për ta intervistuar. Ndërsa, Behari vijoi zakonin si para ndeshjeve, duke heshtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura