“Heshtja e Ramës tregon se s’është i sigurt se ç’ka në dosje”/ Lumezi për çështjen “McGonigal”: Kryeministri i detyruar të japë shpjegime, deputetët socialistë të mos e mbrojnë sepse…

Feb 1, 2023 | 19:19
SHPËRNDAJE

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi thotë se kryeministri Edi Rama është i detyruar të japë sqarime për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal duke qenë se përmendet në dosjen e përpiluar nga drejtësia amerikane.

Në një intervistë për Panorama TV, Lumezi shton se heshtja e kryeministrit Rama mund të konsiderohet si pasiguri nga ana e tij, për shkak se mund të mos e di se çfarë informacionesh të tjera ka në dosjen amerikane.

Për deputetët e Partisë Socialiste, gazetari Lumezi shprehu habinë se pse e mbrojnë kryeministrin Rama, pasi supozohet se nuk janë në dijeni të bisedave të zhvilluara mes kreut të qeverisë dhe McGonigal.

Lumezi: Arsyet për të protestuar janë të shumta. Është thënë vazhdimisht që kësaj mazhorance nuk i janë ndalur skandalet, akuzat, faktet të cilat herë kanë marrë përgjigje dhe herë s’kanë marrë përgjigje. Rasti i fundit, siç është hetimi ndaj ish-zyrtarit të FBI-së kun ë dosjen e tij përmendet dhe kontaktet në Shqipëri, pagesa nën dorë, takimet me Ramën, dhe mungesa e sqarimit nga Rama, janë të mjaftueshme bashkë me një paketë të pamjaftueshme ndihme ekonomike, një lloj lëmoshe që i ka shpërndarë thuajse të gjithë qytetarëve, e pamjaftueshme për kushtet ku ka kaluar vendi. Cili nga ata shqiptar me pensione apo ndihmë ekonomike, do i bënte punë një 80 mijë lekësh nga qeveria. Edhe për një muaj nuk do t’i bënte punë.

Arsyet për të protestuar janë. Rasti i fundit është pak më specifik. Ka dy aspekte, ku mazhoranca mbrohet duke thënë se është çështje e drejtësisë amerikane. Unë çuditem kur deputetë të grupit parlamentar socialist dalin dhe mbrojnë kryeministrin a thua se Rama u ka treguar se për çfarë ka folur. Një mbrojtje e sforcuar. Rama është në pushtet, ka detyrimin moral e shoqëror që të japë shpjegime që ne shqiptarët duhet t’i dinim. Unë do kthehem tek Rama kur akuzonte Berishën kur i thoshte se ke një çështje me drejtësinë amerikane me DASH. I përmendur Rama në drejtësinë amerikane, dhe Berishën kur kishte probleme. Kemi dy standard në këtë pjesë nga kryeministri.

Nuk mjaftohemi me deklarata apo të fshehur pas deklaratave nga persona të tretë. Të bëjë një shpjegim se çfarë natyre kanë pasur takimet me ish-zyrtarin e FBI-së. Heshtja e kryeministrit, mungesa e një sqarimi për publikun, i ka dhënë armë opozitës që të thotë se Rama ka lobuar për të goditur opozitën dhe për të mbajtur peng Lulzim Bashën për çështjen e lobimit rus.

Kryeministri ka detyrimin të japë shpjegimi dhe të mos e lërë në një amulli faktin se çfarë ka ndodhur në takimin me ish-zyrtarin amerikan. Por ka dhe një gjë. Do tentoj ta them. Fakti që zoti Rama hesht, do të thotë që ai nuk është i sigurt se çfarë ka dosja. Nuk është i sigurt në atë se çfarë do dalë të sqarojë. Pasi dosja mund të ketë gjëra të tjera që mund t’ia hedhin poshtë mbrojtjen e tij. Kjo nuk është vetëm mentalitet apo filozofi e Ramës, që në momentin që një zyrtar i një shteti mik afrohet për bashkëpunime në interes edhe për kompani të huaja, politikanët tanë i kanë marrë si favore private.

Drejtuesit tanë i kanë marrë si favore private. X zyrtar e pëlqen z politikan në Shqipëri dhe krijohet marrëdhënia e politikanëve tanë më të huajt. Është çështje momentale interesi. Këta njerëz, kryeministra apo president, janë në një moment të caktuar në një pozicion të caktuar. Ata merren me institucionin. Kur nuk ka dosje ata janë të preferuarit, kur ka dosje nuk japin asnjë lloj shpjegimi dhe fshihen. Është një mentalitet komunist, që tregon se në pushtet jemi ne, etj etj.

Lumezi gjithashtu foli edhe për mungesën e reagimit të qytetarëve pas skandaleve të publikuara për korrupsion.

Lumezi: Me shqiptarët ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, ne jetojmë përditë, i prekim efektet e korrupsionit. Njerëzit shohin, e dinë pak a shumë se X apo Y ishte në një nivel ekonomik dhe tani ka arritur këtu, që bën pushime, ka vila, ka makina, etj. Pas 97’ kur çdo shqiptari i vodhën lekët nga xhepi, korrupsioni perceptohet si diçka negative, por që nuk prek drejpërdrejt xhepat e qytetarëve. Përderisa nuk ka hyrë në dorën e secilit, duket një fenomen i përgjithshëm. Jemi mosbesues se duke u ngritur në protesta, gjërat do të ndryshojnë.

Mos të harrojmë se bashkëpunimi që ka SHISH me policinë dhe institucionet e tjera të inteligjencës. S’ka mundësi të mos ketë informacion. Nuk ka reagim të menjëhershëm të instancave në luftën kundër korrupsionit.

Shqiptarëve u ka ndodhur një e keqe shumë e madhe që lidhet me fatin e Luizit në BBV. Shqiptarët duhet të ishin ngritur për çmimet e karburanteve, për taksën e karburanteve. Por shqiptarët janë kthyer në protestues të rrjeteve sociale dhe jo real. Por të mos harrojmë që përmes rrjeteve sociale u realizua Pranvera Arabe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura