Hervin Çuli sulmon dhe fyen Mirush Kabashin: Zotëria ‘hani pini e këndoni’, grabiti rrogën në Teatër

Jun 13, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka sulmuara dhe fyer aktorin e madh Mirush Kabashi.

Në një postim në Facebook, Çuli shkruan se Kabashi ka qenë 15 vjet në Teatër Kombëtar si aktor por ka luajtur vetëm një herë.

Më tej drejtori i TK, shkruan se Mirush Kabashi e ka marrë rrogën kot dhe tani ka nisur recitim patologjik të poezive.

kabashi

Postimi i plotë

Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket.

hervin culi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura