Hervin Çuli: I penduar për energjitë verbale që shpenzova me gazetarin

Jan 25, 2016 | 20:33
SHPËRNDAJE

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është penduar për incidentin me gazetarin Eni Shehu, gjatë provave të shfaqjes “Tri Motrat”, një ditë para premierës së saj.

culiDuke folur për “Zululand” të Mustafa Nanos, Çuli ka thënë se është penduar që shpenzoi energjitë e tij verbale me gazetarin e “ABC News”, i cili sipas tij ngacmonte aktoret gjatë shfaqjes.

Megjithatë, ai shtoi se presioni për këtë shfaqje ishte shumë i madh. “Kam punuar 4 muaj për këtë shfaqje. Për mua ishte si të mbroja fëmijën tim”, perifrazoi drejtori i TK-.

I pyetur nga Muastafa Nano për sa i përket videos ku ai shihet duke hyrë në një kazino, Çuli tha se sulmi mediatik, më shumë ka rënduar te familja e tij, sidomos tek e ëma.

Çuli edhe njëherë pranoi se, si njeri ai ka plot vese, mes të cilave cigaren, alkoolin e të luaj poker herë pas here, lojë për të cilën tha se i jep të njëjtën ndjesi si seksi.

Çuli u shpreh se ai ka punuar 4 muaj si kafshë për të sjellë në TK Çhehovin me “Tre motrat”, ndaj e cilësoi si banale dhe agresive mënyrën sesi një media mund ta përdor pushtetin për të përbaltur një njeri.

Më tek biseda kaloi në një drejtim më profesional duke folur konkretisht për teatrin dhe problematikat e tij.

Drejtori i TK tha se në “terma biletash është 6 herë më mirë sesa e kam gjetur Teatrin Kombëtar. Me shfaqjet e fundit kemi shitur 100 për qind biletat”. “Po sjellim autorë të mëdhenj me një frymë të re”, u shpreh Çuli në Zululand.

Në fund ai foli edhe për bashkëpunimet me trupën e teatrit të Kosovës, ku tha se ne jemi më konservator në krahasim me Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura