Heroi Umtiti: I kërkova trajnerit të ndyshoja vend, për golin mjaftuan disa… video

Jul 11, 2018 | 15:59
SHPËRNDAJE

Samuel Umtiti, mbrojtësi i skuadrës së Francës, është shpallur lojtari i ndeshjes pas fitores kundër Belgjikës. Golin e fitores e shënoi pikërisht qendërmbrojtësi që aktivizohet me Barcelonën dhe jo vetëm kaq, por ai ishte një ndër më të mirët edhe për shkak të performancës që bëri në mbrojtje, duke mos u lejuar “Djajve të Kuq” që të gjenin rrugën e rrjetës.

umtiti

Pse mendoni se Franca është në finale?

Sepse kemi punuar të gjithë së bashku. Jemi një grup i mirë, me cilësi të mëdha, por mbi të gjitha me një forcë karakteri të jashtëzakonshme. Po, mund t’ju them se në fushë ishin 11 qen që luajtën si të çmendur dhe luftuan deri në mundësitë e tyre të fundit. Nëse do të luajmë me këtë shpirt gare, edhe në finale jam i bindur që fitojmë ne.

A keni frikë se mund të humbni një tjetër finale?

Kjo që kemi bërë deri tani është një çmenduri e vërtetë. Nuk e them këtë sepse jemi në finale, por sepse jemi në finalen e një Botërori, pikërisht pasi kemi humbur finalen e një Europiani. Nuk na bën fare përshtypje e kaluara. Ne shohim të ardhmen, ndryshe nuk do të ishim këtu duke festuar.

A e kishit menduar ndonjëherë se mund të shënonit një gol kaq të rëndësishëm për kombëtaren tuaj?

Në fakt e kisha studiuar këtë pjesën e golit. Nuk është mburrje, kjo është e vërteta.

Që do të thotë?

Shikoni, kisha disa javë që shikoja ndeshjet e mia dhe kisha kuptuar se në goditjet standarde ose ato të këndit unë vendosesha disi keq, pra, jo në vendin e duhur dhe jo aty ku mund të isha i rrezikshëm. Pasi i pashë me vëmendje ndeshjet e mia, i kërkova trajnerit që të zhvendosesha pak më afër shtyllës pingule dhe të mos rrija si zakonisht në qendër. E ndieja se aty mund të isha pak më i rrezikshëm. Meritë ka edhe trajneri që e mori në konsideratë propozimin tim. Mund edhe të mos më dëgjonte… (qesh).

Çfarë duhet të bëjë Franca që të fitojë finalen?

Duhet të luajë siç ka bërë deri tani: pa presion. Duhet të luajmë si një skuadër me karakter që sakrifikon çdo gjë në fushën e lojës dhe jam i bindur se do ta fitojmë ne Kupën e Botës. Po bëjmë diçka madhështore dhe duhet ta çojmë deri në fund misionin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura