Heroi Kros: Duhen bo** që të luash si unë pas gabimit, shumë njerëz do gëzonin po të eliminoheshim

Jun 24, 2018 | 10:51
SHPËRNDAJE

F IFA shpalli Marko Rojsin lojtarin e ndeshjes, edhe pse shumëkush nuk sheh diferencë me heroin e golit më të vonë në historinë e “Pancerave”, atë të Toni Krosit. Mesfushori i Realit të Madridit shënoi në minutën 94:42 dhe ky ishte goli më i vonë i shënuar ndonjëherë nga Gjermania në një ndeshje me kohë të rregullt në një Kupë Bote.

“Në tërësi, nuk i shfrytëzuam fazat në të cilat ishim mirë. Shpërdoruam rastet për të kaluar në avantazh. Por ashtu siç luftuam, në fund e merituam. Goli i parë erdhi për shkak të një gabimit tim. Por duhet të kesh bo… që të luash kështu pas një gabimi. Tani duhet të përmirësohemi, sepse nuk kemi shumë kohë dhe pastaj duhet të mundim Korenë e Jugut. Ky Botëror është realisht i çmendur deri tani, por është normale që në një kompeticion si ky të mos ketë kurrsesi ndeshje të lehta”, tha heroi i kampionëve të botës, Toni Kros.

kros

Kros, na tregoni emocionet e para pas një fitoreje të çmendur…

Çfarë të them? Mendoj se në tërësi i shfrytëzuam shumë pak fazat e ndeshjes në të cilat po luanim mirë. Në 10 minutat e para, por edhe pas barazimit dështuam që të marrim avantazhin. Pastaj e lamë lojën që të ekuilibrohet. Por ashtu siç luftuam, mendoj se e merituam.

Emocione të papërshkueshme ato në çastet e fundit…

Gëzimi është i madh. Do të na kishin kritikuar shumë. Kishim ndjesinë se shumë njerëz në Gjermani do të ishin lumturuar nëse ne do të ishim eliminuar, por nuk do t’ua bëjmë kaq të thjesht.

Duhet forcë karakteri, pasi bëtë një gabim te goli i parë dhe u ringritët në këtë mënyrë.

Natyrisht që goli i parë ishte përgjegjësi e imja. Por kur gjatë një ndeshjeje bën 400 pasime, atëherë dy nuk do të jenë të mira. Kjo ndodhi edhe me mua. Por duhet të kesh gjithashtu bo… që të luash në atë mënyrë pas gabimit. Por këtë e shohin vetëm pak veta.

Por Gjermania nuk është kualifikuar ende. Tani është edhe ndeshja e fundit kundër Koresë së Jugut.

Objektivi ynë ishte që të fitonim këtë ndeshje. Tani duhet të përmirësohemi. Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të mundim Korenë e Jugut. Ka kombinime që ne mund të eliminohemi edhe me një fitore, kështu që duhet të bëjmë ndeshjen e duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura