Heroi Kejn: “Luanët” luftojnë deri në sekondën e fundit

Jun 19, 2018 | 10:33
SHPËRNDAJE

A nglia ka një kapiten të ri dhe aq më shumë një pasardhës të denjë të Geri Linekerit. Herri Kejn e mbajti premtimin dhe bëri krenar Anglinë me dygolëshin e tij të parë në një turne për “Tre Luanët”, i cili i siguroi tri pikë të çmuara skuadrës në ndeshjen e parë të grupit. Ai i sulmuesit të Totenhemit në shtesë kundër Tunizisë, ishte goli i gjashtë (nga 32 në total, gati 20 për qind) që janë shënuar në këtë Botëror pas minutës së 88- të. Katër prej tyre janë realizuar në shtesë, duke e shndërruar me të vërtetë në dramatik këtë turne.

kejn

Dhe në fund të takimit, sulmuesit të Spërsave u takoi normalisht çmimi i lojtarit më të mirë të ndeshjes. “Është një rezultat shumë i rëndësishëm. Jam shumë krenar për djemtë. Ishte e fortë. Luajtëm shumë mirë, veçanërisht në pjesën e parë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Por, nuk u dorëzuam. Është një Botëror dhe luftohet deri në sekondën e fundit. Jam shumë i lumtur”. Pastaj, komenton ndeshjen: “Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin dhe është fantastike që e tregojmë këtë në fushë. Do të ngjitemi në avion të lumtur sot.

kejn

Mund të kishim pasur edhe disa penallti, veçanërisht po të shohim atë që u akordua në favor të tyre. Kishte disa episode në goditjet e këndit ku ata na mbanin me duar dhe nuk na linin të lëviznim. Ndoshta u bë drejtësia me atë gol në shtyllën e dytë në fund. Ky është futbolli dhe ky është arbitri. Po ne treguam karakter të madh, duke e përballuar. Jam me të vërtetë krenar. Bëmë një punë shumë të mirë në stërvitje dhe kjo u shfaq në fushë. I lamë nervat dhe emocionet jashtë lojës”, tha 24-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura