Heroi i Kastriotit: Marku: Gol që nuk harrohet, tani nuk ndalemi më

Feb 12, 2018 | 10:26
SHPËRNDAJE

Taulant Marku është njeriu i momentit në Krujë. Sulmuesi pukjan ka shënuar 7 gola në 14 ndeshje këtë sezon.

23844739_1627982967225029_474647562560821716_n

Ka zgjidhur shumë ndeshje në favor të skuadrës, ndërsa dje realizoi një eurogol duke shmangur tre mbrojtës miq dhe i dha sërish fitoren Kastriotit.

gghnhj

Pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh: “Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, gjithashtu edhe për pikët e plota që morëm. Ishte ndeshje e vështirë dhe e dinim që Dinamo do na vinte në vështirësi, pasi janë skuadër që mbrohen mirë. Ata përgjatë të gjithë ndeshjes u mbrojtën me forca të shumta dhe na vështirësuan fitoren.”

“Por, sukseset e vështira të shijojnë më shumë. Për sa i përket momentit të golit, vetëm po dribloja dhe, kur e pashë veten përballë portierit, e dija që do shënoja. Duhet të vazhdojmë kështu, pasi kemi akoma rrugë të gjatë për të bërë. Na pret një ndeshje e vështirë fundjavën e ardhshme”, u shpreh Marku.

L.Pasha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura