“Herë tjetër respektoni orarin se…”, çfarë ndodhi në mbledhjen e komisionit hetimor për Presidentin Meta, Manja i tërheq vëmendjen deputetit, Fino kërkoi…

Jul 13, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

meta manja fino

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të miratojë raportin final të hetimit më datën 23 korrik.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja, tha sot në mbledhjen obline se afati i fundit i këtij komisioni është data 31 korrik.

Ishte deputeti Bashkim Fino ai që kërkoi kohë të njihen me provat e administruara dhe tha se diskutimi duhet bërë pas raporteve paraprake.

Bashkim Fino: Të paraqitet një raport, në momentin që nuik e kemi të na lihet koha e nevojshme, që të jemi të gatshëm të bëjmë diskutim rreth raportit përfundimtar, duhet ta zgjidhim se ca kuptimi ka të diskutojmë ne sot e pastaj të bëhet një raport e pastaj të diskutojmë prapë, nëse do miratohet apo jo.

Ulsi Manja: Nëse ka propozim konkret që te ketë relator të përgatisn një raport paraprak e të diskutojmë e më pas në 18 korrik ta miratojmë raportin përfundimtar, pa e pargjykuar mund të dalim me një raport, ose mund të dalim me dy mendime.

Raporti i komisionit do jetë gati deri më 18 korrik. Data 17, do jetë afati i fundit për raportin që të hënën të bëjmë diskutimin dhe miratimin e raportit përfundimtar.

Në përfundim të mbledhjes, Manja i tërhoqi vëmendjen deputetit Adriatik Alimadhi për të qenë korrekt me orarin e mbledhjes herë tjetër.

Manja: Alimadhi herë tjetër mundohni të respektoni orarin e mbledhjes se në zyrë jeni.

Alimadhi iu përgjigj duke i kërkuar ndjesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura