Herceptina, në listën e barnave të rimbursueshme, Tritan Shehu: Pse e nesërmja do të jetë edhe më keq!

Apr 20, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklarpo sot nga Fieri, ku zhvilloi mbledhjen e radhes se Qeverise, se ilaçi që përdoret për të mjekuar kancerin e gjirit, do të jetë falas, pasi Herceptina do të përfshihet në listën e barnave të rimbursueshme.

Pas ketij lajmi, ka reaguar edhe deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili kete vendim e quaj “zgjim” te kryeministrit. Por ai thote se ky medikament ka qene gjithmone gratis.

“Ju deklaroni se do te fusni ne listen e barnave te rambursueshme edhe Herceptinen! Loje fjalesh kjo nga ana juaj. Herceptina eshte medikament spitalor dhe gjithmone ka qene ofruar gratis per pacientet, pra nuk ka asnje vlere nese do tja ngarkoni Fondit apo do ta perballoje spitali pagesen”.

tritan shehu

POSTIMI I PLOTE:

Me ne fund Kryeministri u “zgjua”!
Degjova qe deklaroi me triumf se ne mbledhjen e neserme te Qeverise do te miratohet lista e barnave te rambursueshme, dhe aq me teper do jene edhe 36 te reja!!

Se pari lista e barnave te rambusueshme nuk eshte shpallur prej vitit 2016, kur eshte detyre ligjore te shpallet cdo vit, dhe per kete duhet te pergjigjeni!

Vetem nga levizja e vleres se valutes jane humbur nga kjo vonese e qellimshme per aresye korruptive, reth 22 % e shpenzimeve.

Se dyti kam nje pyetje: Kur flisni per 36 preparate te reja flisni per principe aktive apo per alternativa? Me keto terma qeveria juaj ka vite qe spekullon, jane dy gjera te ndryshme; keshtu qe nuk eshte cudi te jene ne fakt vetem 6 e jo 36 medikamente.

Se treti desheroj tju kujtoj se gjithashtu prej vitit 2014 nuk publikoni cmimet e deklaruara nga kompanite e lejet e importit per barnat e pa regjistruara, detyrim dhe ky ligjor. Mos valle kjo eshte e lidhur me “importet paralele”, anti ligjore e shkaterruese keto?

Ju deklaroni se do te fusni ne listen e barnave te rambursueshme edhe Herceptinen! Loje fjalesh kjo nga ana juaj. Herceptina eshte medikament spitalor dhe gjithmone ka qene ofruar gratis per pacientet, pra nuk ka asnje vlere nese do tja ngarkoni Fondit apo do ta perballoje spitali pagesen.

Rendesi ka fakti nese do te shtoni financimin per Kemiopreparatet ne terresi, qe mbulon sot nen 50% te nevojave ne vend. Ne kete grup ben pjese edhe Herceptina, qe eshte nje nga ato. Mungesa apo edhe vonesa e seciles nga keto preparate, sic ndodh te ne vazhdimisht, ka pasoja shume te renda mbi pacientet.

Dhe ketu nuk dua te zgjatem edhe me faktin qe zgjedhjet e para ne listen tuaj te vjeter te rimbursimit jane medikamente me origjina te dyshimta per sa i takon sigurise se tyre, ao qe kompanite serioze po largohen nga vendi. Jam i bindur qe e nesermja do te jete edhe me keq.

Me kete rast desheroj tju kujtoj se tregu i medikamenteve nuk mund te trajtohet si ai i domateve apo i kepuceve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura