Hera e parë që ndodh, Modriç arrin të vendos një rekord negativ

Oct 22, 2019 | 13:34
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Realit të Madridit, dhe fituesi i ‘Topit të Artë”, Luka Modriç nuk ishte në listën e 30 kandidatëve që shpalli “France Footbal”, për këtë çmim.

luka modricc

Hera e parë që ndodh që kur ka nisur të aplikohet sistemi i nominimeve. Në listën e 30 futbollistëve, nga Reali i Madridit ishin vetëm dy lojtarë Hazard dhe Beznema.

Sezoni që Reali bëri sezonin e shkuar e ka skualifikuar direkt Modriçin, pasi ai nuk fitoi asnjë trofe me klubin spanjoll dhe për më tepër iku nga Liga e Kampionëve, që në fazën e 1/16-ave.

Edhe ky sezon i Modriçit nuk ka nisur mirë dhe pritet që 34-vjeçari në fund të largohet nga Spanja e nga Madridi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura