Hera e parë në historinë e Eurovision/ Anulohet edicioni i 65-të i Konkursit të Këngës, por do të ketë një shfaqje alternative, ja kur do të transmetohet

Apr 1, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

Eurovision i përshtatet kohërave të koronavirusit dhe pas anulimit të Konkursit të Këngës 2020, EBU (Unioni Evropian i Transmetimit) dhe anëtarët e saj Hollandezë Npo, Nos dhe Avrotros kanë konfirmuar prodhimin e një shfaqje alternative që do të transmetohet në vend të finales së madhe të shtunën, 16 maj.

Shfaqja do të quhet “Europe Shine A Light”, që do të nderojë të gjitha 41 këngët e zgjedhura, për shqipërinë do të jetë këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”, dhe premtohet të sjellë shumë surpriza për fansat dhe spektatorët nga shtëpia.

eurovision

Do të drejtohet nga prezantuesit holandezë të Eurovision Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit. Shfaqja gjithashtu synon të sjellë së bashku artistët e edicionit 2020, nga vendet e tyre në të gjithë Evropën, në një shfaqje korale të një Eurovizioni të suksesshëm të së kaluarës, me tekste unifikuese të përshtatur për gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga Cvid-19.

Artistë të mirënjohur nga edicionet e kaluara të Konkursit gjithashtu do të ftohen të marrin pjesë, me shfaqje të hiteve të tyre më të mëdha nga e gjithë Evropa.

Shfaqja drejtpërdrejt pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa më shumë detaje do të zbulohen në javët në vazhdim. Do të jetë gjithashtu e mundur të ndiqni programin në kanalin zyrtar të Eurovision YouTube. Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit në emër të EBU, tha: “Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë konkurs për këngët në Eurovizion. Përkundrazi, ne kemi ndërmend ta bashkojmë Evropën në 16 maj me një program unik televiziv. Ne inkurajojmë të gjitha stacionet televizive që duhet të kishin marrë pjesë në konkursin e sivjetëm të këngëve në Eurovizion dhe anëtarët e EBU në vendet e tjera për të transmetuar këtë shfaqje në frymën e unitetit dhe solidaritetit “.

Kjo është hera e parë në historinë e Eurovizion që EBU detyrohet të anulojë ngjarjen. “Ne duam të krijojmë një shfaqje që nxjerr në pah jo vetëm 41 artistët që duhet të ishin shfaqur në Roterdam, por edhe për të frymëzuar ata në shtëpi, dhe kështu të lidhim njerëz nga e gjithë Evropa (dhe më gjerë) në këto periudha të vështira”, shton Sietse Bakker, producent ekzekutiv i asaj që do të kishte qenë edicioni i 65-të i Konkursit të Këngës në Eurovizion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura